E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Rinise, Berisha hap fushaten

Kryeministri Sali Berisha zgjodhi Diten Kombetare te Rinise dhe Pluralizmit per te deklaruar se mandati i dyte i qeverise qe ai drejton, do t'ju jape forme perfundimtare edhe endrrave te te rinjve ne te gjithe vendin. Keshtu, demokratet duket se kane vendosur, qe si piken e forte te fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare te 2009-es, te kete rinine dhe realizimin e endrres se saj evropiane. Dje, ne sallen e Pallatit te Sportit "Asllan Rusi" te tejmbushur nga mijera te rinj, qe mbanin ne duar pankartat "Shqiperia po ndryshon", ne nje atmosfere te ngjashme, me ato qe pame vetem pak muaj me pare ne fushaten presidenciale te SHBA-se, kreu i maxhorances, mesa duket ka zgjedhur ta cele kete fushate. Berisha tha se partia qe ai drejton do te fitoje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare nje mandat te dyte per qeverisjen e saj. "Me ju ne ecim te sigurt drejt nje mandati te dyte, mandati per rinine e vendit tim, per shnderrimin e plote te endrrave te saj ne realitet. Ne do ta fitojme ate. Ëndrra e dhjetorit te viteve '90 eshte realizuar, Shqiperia po ndryshon dhe per te vazhduar kete transformim duhet dhe nje mandat i dyte qeverises per ne, te cilin do ta realizojme", deklaroi kryeministri Sali Berisha, perpara mijerave te rinjve qe kishin mbushur sallen. Gjate fjales se tij, kryeministri u ndal te vitet kur ne vend, drejtonin perfaqesues te Partise Socialiste, duke e quajtur kete nje kohe te keqe per rinine dhe vendin ne pergjithesi. "Tre vite me pare mbi projektet tuaja rinore, endrrat e bukura fisnike, kishte ngulur kthetrat e zeza te tij, regjimi i kleptokracise, i ndertuar nga ata qe ne permbysem ne 22 Mars te vitit 92. Shqiperia e endrres suaj te bukur Evropiane po venitej cdo dite", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se qeveria e re qe drejtoi vendin filloi t'iu ktheje perseri shpresat shqiptareve. Per te, keto tre vite i dhane nje fytyre te re vendit dhe e renditen ate, krahas vendeve te zhvilluara dhe demokratike te botes. "Keto tre vite ishin vitet e rolit vendimmarres me te madh te te rinjve, ne historine e lirise se vendit tone. Keto tre vite se bashku, ne ia dolem qe Shqiperise se kronikes se zeze evropiane, gradualisht t'i japim imazhin, pamjen e fytyres suaj dhe e beme qe ajo te rende e sigurt drejt te ardhmes qe meriton", deklaroi Berisha. Sipas tij, qeveria qe ai drejton firmosi Marreveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, kontraten historike te endrres "Shqiperia si Evropa". Berisha ka nenvizuar se, ne Bukuresht qeveria mori edhe ftesen e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, te shnderrimit ne realitet te endrres suaj te bukur atlantiste. "Me vite nuk jam moshatar i juaj. Ju keni fatin e madh te jeni moshatare me lirine, ndersa une mbi kater dekada kam humbur ne diktature. Por une serish jam fatbardhe dhe i lumtur, sepse jam dhe do mbetem per jete bashkemoshatar i juaj ne idealet e lirise", tha Berisha. "Ne jemi ata qe lirine e sapolindur ne dhjetorin e viteve '90 e rritem dhe e beme vajze te bukur 18-vjecare. Ne do ta bejme ate nuse, Shqiperine zonje ne Evrope. Ne po e bejme ate", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›