Kurbani, mekatet lahen duke flijuar shpendet
Qindra e mijera qytetare nga Tirana kane rendur dje drejt tregjeve te hapura per te blere gjela deti, madje edhe pula fshati. Kjo ka qene tendenca qe eshte verejtur ne diten e djeshme te Kurban Bajramit, nisur edhe nga varferia qe ka mberthyer shqiptaret kete vit. Keshtu, shumica e tyre kane zgjedhur te therin shpendet e siperpermendur, pa u shqetesuar shume nese nje gje e tille nuk kishte efektin e duhur fetar. Por, qytetaret shprehen se me shume rendesi se ajo qe ben kurban, ka simbolika. "Mjafton qe te flijosh nje krijese, nuk ka rendesi se cfare", e interpretojne veprimin e tyre qytetaret e Tiranes. Megjithate, pavaresisht se c'kafshe kane flijuar, ata nuk kane arritur deri ne ate pike, sa te mos permbushin detyrimin fetar. Ata kane shtruar ne shtepite e tyre dreken e Kurban Bajramit, duke uruar njeri-tjetrin per me shume paqe, miresi e mbaresi. Por, festa me e madhe duket se eshte bere ne Xhamine e Et'hem Beut, ku besimtaret kane ikur qe pa gdhire, per t'u falur. Turma te medha njerezish qe faleshin jo vetem brenda godines se xhamise, por edhe jashte saj, jane lutur per familjet e tyre dhe te afermit. Madje, riti tradicional i faljes se Bajramit, ka qene pikenisja e festes per te gjithe. Falja e cila eshte bere nje tradite ceremoniale, ka nisur ne oren 7 e 30, dhe ky rit eshte mbajtur edhe ne te gjitha qytetet e vendit. Por sic e do edhe simbolika e kesaj feste, pas xhamise vemendja drejtohet tek thertoret, aty ku behen kurbanet. Kryerja e kurbanit konsiderohet nje xhest bamiresie, per ata besimtare qe ndermarrin kete veprim, dhe per kete madje ka edhe rregullore qe duhet te respektohet. Festa e Kurban Bajramit, ose Bajramit te vogel sic njihet ndryshe, zgjat plot kater dite. Pas drekes se madhe te kesaj dite te shenuar, besimtaret vijojne me vizitat familjare, ku urohen dhe ndahen deshirat e mira per te pasur ne vazhdim nje vit te mbare. Festa e Kurban Bajramit e konsideruar si nje prej ngjarjeve me te rendesishme ne besimin islame, eshte shnderruar e tille edhe per ata qe asnjehere nuk harrojne te perfitojne nga dite te tilla.
Lypesit mbushin xhepat dhe festojne
Jo vetem njerezit qe jetojne me te ardhura normale, e qe te pakten e kane nje strehe mbi koke, por edhe lypesit kane festuar dje dhe me naivitet jane lutur qe te kete sa me shume festa te tilla kur behet sevap. Keshtu, dje, Xhamia e Et'hem Beut, nuk ka qene vetem streha e besimtareve me kete rast, por edhe vendi qe ka mbledhur numrin me te madh te lypesve ne kryeqytet.
Lypesit mbushin xhepat dhe festojne
Jo vetem njerezit qe jetojne me te ardhura normale, e qe te pakten e kane nje strehe mbi koke, por edhe lypesit kane festuar dje dhe me naivitet jane lutur qe te kete sa me shume festa te tilla kur behet sevap. Keshtu, dje, Xhamia e Et'hem Beut, nuk ka qene vetem streha e besimtareve me kete rast, por edhe vendi qe ka mbledhur numrin me te madh te lypesve ne kryeqytet.