E Diel, 1 Nëntor 2026

Te burgosurit, lutje per faljen e mekateve

Te gjithe te paraburgosurit apo edhe te denuarit besimtare kane falur mekatet e tyre. Dje festa e Kurban Bajramit eshte festuar edhe ne burgje. Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve bene me dije se festa eshte organizuar ne te gjitha burgjet e vendit nga ana e drejtoreve, te cilet kane organizuar edhe nga nje dreke pervec aktiviteteve speciale per te paraburgosurit apo te denuarit besimtare. Ndersa mesohet se ne burgun e "Jordan Misja" 313, burgun 325 si dhe ne ate te Peqinit rituali i faljes se mengjesit eshte drejtuar nga nje hoxhe. Keshtu, te paraburgosurit apo te denuarit VIP ne burgje qe falen apo dhe festojne me teper jane: Taulant Balliu, Lulezim Berisha, Jaho Mulosmani, etj.

R.Caushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›