E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmi për terrorin komunist mbi inteligjencien shqiptare u promovua edhe në Bruksel

Më daten 4 dhjetor 2008, ne sallën e Agence Wallone, AWEX, në Bruksel, në ora 18-22.30 u dha filmi “Zhdukja e Inteligjencës Shqiptare gjatë viteve 1944-1951”. Filmi është një prodhim i TV Publik Shqiptar. Autori  Tomorr Aliko, regjizor Esat Teliti, film që u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme. Filmi u shfaq me sukses në disa qytete te Shqipërisë. Aktiviteti i Brukselit u organizua nga Shoqata e ish-te Përndjekurve Politikë Shqiptarë dhe ajo kulturore “Illyria” ne Belgjikë, ne bashkëpunim me Autorin e filmit, z. Tomorr Aliko, ish-i burgosur politik e Kryetar i Keshillit Kombëtar të ish-të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë. Instituti Kombëtar i Diasporës perfaqësohej nga N/Kryetari, z. Sherif Merdani, ish-i burgosur politik, nderkohe qe aktiviteti kishte edhe mbështetjten e Ministrisë së Jashtme, e përfaqësuar nga Ambasada Shqiptare ne Mbretërinë e Belgjikës. Ne ketë aktivitet morën pjese shumë ish-të përndjekur politikë shqiptarë që jetojnë në Bruksel dhe qytete të tjera të Belgjikës. Në sallën e pritjes ishin ekspozuar ne stenda të posacme, fotografitë e qindra intelektualëve të pushkatuar e të burgosur: një tjetër vepër e z. Tomorr Aliko, që edhe për librat që ka botuar për këtë gjenocid te intelektualëve, është dekoruar nga Presidenti Bamir Topi me Urdhrin e lartë të artë Naim Frashërit.  
Ky film përcjell persekutimin dhe gjenocidin masiv që diktatura komuniste ushtroj e zbatoi mbi eliten intelektuale shqiptare ne periudhën 1944-1951, duke i eliminuar me krimet më të shemtuara e terror të paparë. Në këtë aktivitet ishte e pranishme Ambasadorja e Shqipërisë pranë Mbretërisë së Belgjikës, z. Mimoza Halimi, këshilltari Thoma Haxho, z.  Hysen Arapi nga Ministria e Mbrojtjes dhe intelektualë të njohur të diasporës shqiptare, te vjetër e të re. Autori i filmit, Z. Tomorr Aliko, falënderoi të pranishmit që kishin mbushur sallën për të parë këtë dokumentar dhe ekspozitën fotografike të cilëve u kishte kushtuar disa vite. Ai shtoi se puna e tij nuk mbaronte me aq, sepse ishte në plan nje film tjeter per kampet e internimeve, edhe kjo një shfaqje tjetër e terrorit të pashëmbullt e gjakatar mbi mija e mija viktima të pafajshme, e shumta gra e fëmij e pleq. Filmi u ndoq mes një emocioni të madh, e falë errësirës, lotët nuk dalloheshin, por ishin të papërmbajtshëm, si për zonjat e nderuara të pranishme, ashtu për ata ish-të burgosur që kishin kaluar jetën e burgjeve me bashkevujtësit e tyre që dilnin radhë pas radhe në ekranin e filmit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›