E Diel, 1 Nëntor 2026

Një plagoset, tjetri arrestohet pas një sherri banal

Dy të rinj janë grindur me njëri-tjetrin në një lokal të qytetit të Maliqit, teksa njëri prej tyre është përgjakur duke marrë plagë të shumta me thika në trup. Policia ka arrestuar si autor një bashkëmoshatar të të plagosurit 

KORCE-Një grindje banale mes te rinjsh ka si bilanc një të plagosur në gjëndje të rëndë dhe një të arrestuar. Dy të rinj janë grindur me njëri-tjetrin në një lokal të qytetit të Maliqit, teksa njëri prej tyre është përgjakur duke marrë plagë të shumta në trup. Ngjarja është regjistuar pak para mesnatës së kaluar në qytetin e Maliqit. Protagonistë të saj kanë qënë Arlin Shehu nga Maliqi si dhe Renato Gongo banor i fshatit Sovjan në rrethin e Korçës. Dy 25 vjeçarët kanë qënë së bashku në një lokal dhe në gjendje të dehur kanë shkëmbyer disa batuta me njëri-tjetrin. Fjalët dhe fyerjet janë shoqëruar me plagosjen e Gongos i cili ka marrë plagë të shumta në trup nga thika e bashkëmoshatarit të tij i cili e mbante me vete. Policia ka arrestuar nën akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje” Arlin Shehun të cilit i është gjetur dhe arma e krimit me vete.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›