E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurban në kthesën e aksidenteve, në vend të qeverisë thërritet Zoti (FOTO)

kurbani-ne-rruge-1Librazhd- Këto janë pamjet e një veprimi krejt të rrallë, i denjë edhe për librin e rekordve Guinness. Jo për ndonjë tregues të veçantë sasior siç ndodh rëndom, por për shkak të arsyes që i ka detyruar këta njerëz të therin një dele në një rrugë nacionale.

Ky është vendi ku në mënyrë të vazhdueshme ndodhin aksidente rrugore. Eshtë pikërisht kthesa e kobshme në rrugën Elbasan-Librazhd, ku brenda dy ditësh ranë në lumin Shkumbin dy makina, e për pasojë mbeten viktima një burrë dhe një grua. Pas viktimave të makinës së parë, një tjetër makinë ra në lumë pikërisht në të njëjtin vend dhe vetëm fati se aty pranë u ndodh një patrullë policie, bëri që të mos shtoheshin në katër viktimat. Por edhe më parë në këtë vend ka ndodhur aksidente dhe me gjasë do të vazhdojnë të ndodhin.

Në fakt, asnjëherë nuk është analizuar se përse në këtë vend ka shumë aksidente. Shoferët mendojnë se rruga ka nevoje për ndërhyrje, për tu zgjedhuar dhe për ti ndryshuar këndin e pjerrësisë. Por në mungesë të ndërhyrjeve të autoriteteve të drejtorisë së rrugëve, njerëzve u është lënë e drejta të mendojnë se ky vend është i sëmur.

Ndaj dhe familjarët e ciftit që shpëtoi mrekullisht kur makina e tyre ra në lumë, bënë një dele kurban në këtë vend, me shpresën se gjaku i deles do të largojë shejtanin nga rruga dhe të shpëtojë të tjerët që do të kalojnë aty. 

Kurban në kthesën e aksidenteve

Kurban në kthesën e aksidenteve ◄ Back Next ► Picture 1 of 6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›