E Diel, 1 Nëntor 2026

Balta izolon 20 fshatra në Lushnje, banorët kapin lopatat: Shteti na braktisi

rreshqitja-dherashLushnje- Rrëshqitjet e ditëve të fundit të dherave në aksin Lushnje-Ballagat-Peqin kanë sjellë izolomin e banorëve të afro 20 fshatrave. Banorët e këtij aksi shprehen se balta nuk i lejon të kenë akses në rrugë e për pasojë janë izoluar.

Mësohet se zona më problematike është në vendin e quajtur Shkalla e Garunjasit, aty automjetet që vijnë nga Lushnja detyrohen të kalojnë në këmbë baltën për të shkuar tek automjetet që kanë si dentinacion Peqinin apo Ballagan.

Banorët thonë se shteti nuk ka marrë asnjë masë për zgjidhjen e situatës edhe pse sipas tyre problemi ka lindur shumë kohë më parë. Sipas banorëve komuna po qëndron indiferente, duke i detyruar që veta ata të marrin loapatat për zhbllokimin e aksit.

Banorët e atyre zonave shprehen se bllokimi i rrugës i pengon të nxjerrin produktet bujqësore në tregje, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike. Siç thonë ata për të shkuar në tregun e Lushnjes duhet të kalojnë në akset Peqin-Rrogozhinë, i cili edhe vetë është pothuajse i shkatërruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›