Vizita ne Baku Kryeministri takon perfaqesues te aksionereve te Shah Deniz

Takime të shumta, por tema më e rëndësishme projektet për energjinë. Më këtë agjendë të ngjeshur ka vazhduar qëndrimin në Azerbajxhan Kryeministri Berisha.
I ulur në tryezë përballë përfaqësuesve të aksionerëve të Shah Deniz, ai ka marrë mirënjohjen e tyre për progresin e arritur por dhe është njohur me parashtrimet e tyre për zhvillimet tejet të kushtueshme përsa i përket fazës së prodhimit dhe shfrytëzimit të rezervave të Shah Deniz. Në këtë këndvështrim, ata theksuan rëndësinë që ka fizibiliteti ekonomik i projektit, për t'u përzgjedhur në fazën e shpërndarjes, në fund të qershorit, mes TAP e NABUCCO-s.
Të njëjtin vlerësim dha dhe presidenti i Kompanisë SOCAR, zoti Abdullajev shprehu angazhimin e tij në identifikimin e projekteve të tjera me interes në Shqipëri në fushën e energjisë, sikurse edhe gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në projektin e madh të saj të gazifikimit të vendit.
Të gjitha këto dhe forumi ekonomik ku mori pjesë, ishin frymëzues për shefin e qeverisë shqiptare.
Pas një përmbledhjeje të shkurtër për Shqipërinë, Kryeministri Berisha tregoi rrugën që nuk i çoi drejt krizës, dhe kujdesin që duhet të tregohet në vazhdim.
“Mendoj se kjo krizë ka nxjerr disa mësime. Ne duhet të fokusohemi dhe të përdorim gjithë potencialin për prodhimin e mallrave. Skema jonë po funksionon me modesti dhe do të punojë më mirë në të ardhmen”, vuri në dukje Berisha.
Të pranishmëve nuk i mungoi ftesa e vetë Kryeministrit për të ardhur në Shqipëri, pasi siç tha ai: Kushdo që e viziton, kënaqet dhe pasurohet, kur ai ose ajo largohet nga Shqipëria.