E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurban per problemet sociale - romet qe debohen

Jo vetem Franca por kudo ne Evrope po intensifikohen konfliktet per romet. Romet bien ne sy me traditat e tyre me menyren e tyre te jeteses dhe me pamjen e tyre. Pikerisht per kete aresye ato perdoren si pretekst per te gjitha problemet e mundshme sociale ndaj te cilave nuk ka zgjidhje te shpejte keshtu ndodh edhe ne France.

Te pretendosh qe vetem pak mije rome jane problemi me i madh social ne France kjo nuk ka asnje baze serioze. Qeveria franceze e di qe debimet e ndermarra prej saj nuk jane ne perputhje me te drejten e BE-se. Vetem per kete arsye permes ofertave me para ne dore i hidhet manteli i vullnetit te lire largimit te menjehershem te romeve drejt Rumanise apo Bullgarise.

Romet mund te levizin pa viza

Eshte naivitet shpresa se me kete zgjidhen te gjitha problemet e atyre komunave franceze te cilat nuk duan t i pranojne romet dhe qe ndaj vatrave te krizes ne zonen e qytetit te tyre reagojne me perforcimimin e masave te izolimit te tyre. Shumica e te debuarve sic e tregon e kaluara shume shpejt kthehen sepse ata jane te mesuar me diskriminimin.

Por si qytetare rumune dhe bullgare atyre nuk u duhet vize. Ata nuk jane qytetare te BE-se te klasit te dyte packa se i bejne si te tille. Askush nuk mund ti pengoje ata qe te shfrytezojne te drejten e tyre te zgjedhjes se lire te vendbanimit. Madje edhe legjitimiteti i masave franceze kunder kampeve ilegale te romave eshte i diskutueshem dhe aktualisht objekt i nje hetimi te Komisionit te BE-se. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Debim i romeve nga Franca

Edhe per kete aresye do te ishte mire qe te luftohen kufizimet kunder romeve ne mendjet e shumices se shoqerise. Romet dallohen per vlerat dhe menyren e tyre te jeteses por ata i bashkon i njejti fat. Ata jane te spostuar ne skajet e shoqerise edhe atje ku perbejne dhjete perqind te popullsise - ne Rumani.

Problemi nuk zgjidhet me para

Integrim para se gjithash do te thote qe te cahet qarku i mbyllur i diskriminimit. Deri me sot kjo nuk eshte arritur. Shume milirda euro ka vene BE-ja ne dispozicion tete vitet e fundit per projekte nga me te ndryshmet per romet. Por tek shumica e njerezve s ka mberritur me shume se sa lemoshe.

Ky problem nuk mund te zgjidhet vetem me para. Shpesh here mungon tek te dyja palet vullneti dhe gatishmeria per t i hapur ndaj njeri-tjetrit botet e izoluara ku ata jetojne. Nese askush nuk do te kujdeset per rinine nese askush nuk nxit arsimin dhe kualifikimin ky eshte natyrisht edhe nje problem per bashkesine e romeve. Nese ne fund askush nuk deshiron t i punesoje romet qofshin edhe me kualifikimin me te mire apo t u jape atyre nje banese normale jashte slume-ve ku ata jetojne atehere ky eshte nje problem i te gjitheve.

E ky problem nuk mund te zgjidhet me me shume para te BE-se te cilat tek e fundit perdoren vetem qe romet te mos e shqetesojne Evropen.

Autor Andreas Meyer Feist

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›