BE-ja dergon shume para por nuk ka ndonje rol te rendesishem ne takimin e Lindjes se Mesme

Vete presidenti SHBA-se Barack Obama ka punuar ne pergatitjen e takimit te kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentit palestinez Mahmud Abbas. Ne te gjitha ceshtjet kontroverse pozicionet jane shume te ndryshme dhe nje mirekuptim i shpejte nuk mund te pritet. Brukseli dergon shume para ne kete rajon pornuk konsiderohet aktor i rendesishem.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift E ngarkuara e BE per politiken e Jashtme Catherine Margaret Ashton E ngarkuara e BE-se Catherine Ashton e ka perkufizuar keshtu synimin e politikes evropiane per Lindjen e Mesme Ne mendojme se bisedimet brenda dy vjetesh do te sjellin zgjidhjen qe con ne shtetin e pavarur demokratik te Palestines qe ekziston ne paqe dhe siguri me Izraelin dhe fqinjet e tjere.
Shpresa te paketa
Por ky synim sot duket me i larget se kurre dhe evropianet kane pak shpresa tek bisedimet e Uashingtonit. Shkak per kete ne palen palestineze eshte p.sh. fakti qe Hamasi radikal islamist e ka vendosur nen pushtetin e tij Rripin e Gazes dhe administrata zyrtare palestineze qeveris faktikisht vetem ne Bregun Perendimor. Hamasi deri tani ka refuzuar ta njohe Izraelin apo te distancohet nga dhuna. Dhe ne anen izraelite BE e shqeteson vazhdimi i ndertimeve ne Bregun Perendimor te Jordanit dhe rrethimi i Rripit te Gazes.
Kur marina izraelite ne fund te majit sulmoi fregaten nderkombetare me ndihma per Rripin e Gazes ne Mesdhe dhe vrau edhe qytetare te BE ne Bruksel pati bresheri kritikash. Deputetja socialiste belge ne Parlamentin Evropian Vronique de Keyzer Kjo eshte nje tragjedi edhe per Izraelin sepse ketu ka humbur logjika e shendoshe dhe kuptimi per te drejten nderkombetare.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shtepi te shkaterruara ne Gaza nga ushtria izraelite
BE ben me shume nga cduket
Te dy palet palestinezet dhe izraelitet ia bejne te veshtire BE qe te beje nje politike efektive. BE eshte donatori me i madh per autoritetet autonome palestineze me afro nje miliarde euro ne muaj. Pa parate nga Brukseli nuk mund te mbaheshin dot nje pjese e mire e sherbimeve publike ne territoret palestineze. Por per BE eshte problem qe shume gjera qe ai ben jane te vogla dhe nuk vihen re ne opinionin boteror. Colin Smith ish instruktor i BE per policine ka informuar nje here ne Bruksel ne lidhje me punen e tij te veshtire.
Ne kemi mbajtur nje konference per policine izraelite dhe palestineze per ceshtjet e transportit. Zgjodhem temen e transportit sepse kam menduar se nuk eshte e ngarkuar politikisht. Megjithate kane qene oret me te veshtira te jetes sime qe te ndermjetesoja ndermjet dy paleve. Por permiresimi i kembimit te informacioniit ka ndryshuar dicka. Me pare ne Izrael vidheshin shume makina dhe qe kur policia palestineze ka qasje ne banken e te dhenave izraelite degjoj qe numri i vjedhjeve te makinave ka rene. Ne kete rrafsh shoh se ka ndodhur dicka.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti palestinez Abaz me ministrin e Jashtem francez Bernard Kouchner ne Ramallah
Problemi kryesor i BE ne Lindjen e Mesme eshte disproporcioni ekstrem ndermjet nje angazhimi shume te madh financiar dhe diplomatik dhe ndikimit shume te vogel. Per kete ai eshte edhe vete fajtor. Perfaqesuesja e politikes se Jashtme Catherine Ashton ishte ftuar per darke para fillimit te bisedimeve ne Uashington por shkoi per nje vizite te planifikuar prej kohesh ne Kine. Nje zedhenes i Komisionit tha se negociatat zhvillohen ne menyre strikte ndermjet dy aktoreve kryesore dhe Ashton nuk do te kishte ndikim te konsiderueshem ne bisedime. Shume kritike e konsiderojne mungesen e Ashtonit gabim simptomatik. Pikerisht terheqja ka bere qe BE ne skenen e politikes boterore te mbetet nen mundesite e tij.
Autor Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica
Redaktoi Bahri Cani