Karton i kuq per Sarrazinin - Karriera si menaxher i larte ne fakt ka marre fund

Ne fakt karriera e Thilo Sarrazinit si menaxher i larte ne Banken Federale ka marre fund. Shkarkimi ende nuk eshte bere zyrtarisht nga kreu i shtetit presidenti federal Christian Wulff. Por miratimi i tij konsiderohet i sigurte pasi qe perpara marrjes se vendimit ai eshte shprehur me nota kritike ndaj tezave te kontestuara te Sarrazinit per inteligjencen dhe numrin e madh te femijeve te imigranteve myslimane. Pra Wulff ka kontribuar ne rrezimin e Sarrazinit nga posti ku ndodhet prej majit 2009.
Radha e gjate e kundershtareve te Sarrazinit ndihet e lehtesuar. Por cfare vlere ka ky triumf i pretenduar ndaj nje provokatori te njohur Me te vogel se sa mendojne pjesa me e madhe. Kjo pasi se pari shume prej atyre cka thote Sarrazin per mjediset larg arsimit ne familjet e imigranteve nga Turqia dhe vendet arabe jane te verteta. Kete nuk e kundershtojne as kritiket e tij. Se dyti nuk mund te pritet qe Sarrazin ne te ardhmen ti jape fund dekaratave te tij. Per kete do te kujdesen talk-shows dhe perfitues te tjere ne medie te cilet i ofrojne nje personazhi si Sarrazini nje podium kur nuk mban me post publik.
Mbi ish senatorin per financat te Berlinit Thilo Sarrazin drejtohet akuza se ka renduar ne menyre te panevojshme debatin per integrimin me pretendime te pambeshtetura ne prova dhe ekzagjerime te patolerueshme. Trajtimi i nje teme me shume dimensione dhe tejet emocionale si ajo e integrimit te imigranteve me menyren e nje tregtari qe bertet ne treg ishte i destinuar te deshtonte. Te pakten nga kendveshtrimi i atyre qe ndryshe nga Sarrazini jane te interesuar per nje debat te qete. Kush publikon pjese te librit ende te pabotuar ne gazeta bulevardeske interesohet me shume per te terhequr sa me shume vemendjen dhe per kenaqjen e egos se vet se sa per zgjidhjen e problemit te integrimit.
Kush pretendon tani se Sarrazini ka trajtuar nje teme tabu gabohet dhe behet pjese e krijimit te legjendave. Prej vitesh flitet dhe shkruhet me angazhim per mangesite ne integrimin e imigranteve per shkollat me numer te larte femijesh te huaj dhe femije qe flasin keq gjermanisht. Per pjese qytetesh nga te cilat shmangen nga policia pasi ndihet e kercenuar nga banoret kryesisht me sfond emigracioni. Per te rinj te dhunshem dhe shperndares droge. Per asgje nuk heshtet.
Ajo qe mungon eshte luftimi konsekuent i te gjitha ketyre fenomeneve. Politika perballet prej vitesh me kete akuze. Shume rralle fjalet e bukura pasohen nga veprimet e nevojshme dhe afatgjata. Por nuk mjafton te shtohen aty ketu punonjesit sociale kur diku ka probleme. Per nje integrim te suksesshem te gjithe kane nevoje per durim dhe vullnet te mire. Kjo vlen natyrisht edhe per imigrantet dhe femijet e tyre.
Nje shije e hidhur mbetet ne ceshtjen Sarrazin edhe per nje tjeter arsye. Anetari i bordit drejtues te Bankes Federale duket se po e humbet postin edhe per shkak te trysnise politike. Ne fillim te skandalit banka e cila mbron me fanatizem pavaresine e saj pati deklaruar se libri i Sarrazinit eshte ne nje fare menyre nje ceshtje private. Ndryshimi i mendimit ne katet e shefave ndodhi vetem pasi Sarrazin u kritikua nga elita politike e vendit deri tek kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Christian Wulff.
Por banka mund tia kishte lehtesuar punen vetes duke e shkarkuar Sarrazinin bazuar ne kodin e sjelljes. Ne te thuhet se anetaret e bordit drejtues duhet te sillen ne cdo rast ne menyre te tille qe mbrojne dhe forcojne reputacionin e Bankes Federale dhe besimin e publikut tek ajo. Dhe Thilo Sarrazin me natyren e tij provokuese qysh perpara emerimit ne bordin drejtues te Bankes Federale nuk e permbushte ne asnje menyre kete funksion.
Autor Marcel Frstenau
Redaktoi Eliana Xhani / Angelina Verbica