Libri i Thilo Sarrazinit Gjermania eleminon veten dhe efekti ne media

Qe nga dita e hene libri i Thilo Sarrazin-it Gjermania eleminon veten - Si po e rrezikojme vendin tone - gjendet ne librarite gjermane. Anetari i kryesise se Bankes Federale e cila te enjten kerkoi largimin e tij nga detyra si edhe ish-senatori i Berlinit trajton ne kete liber temen e tij me te preferuar Si po e pushtojne myslimanet Gjermanine. Reagimet jane te ashpra.
Sarrazini ne talk-show
Ne nje talk-shou qendron ulur nje burre 65 vjecar qe gati humbet pas syzeve. Perballe tij nje drejtues emisioni dhe shume fytyra te njohura nga politika dhe gazetaria gjermane. Askush nuk eshte miqesor. Thilo Sarrazin flet me ze te ulet me nje artikulim jo te paster te germes s- pas pak kohe zeri tij mbulohet nga te tjeret. Tema e shout Libri i tij Gjermania eleminon veten dhe tezat e Sarrazinit mbi emigrantet dhe integrimin.
Gjermania po behet gjithnje e me varfer dhe me e pagdhendur thuhet ne kete liber dhe kritikohen barrierat e migrimit rregullat e integrimit dhe asistencat per emigrantet. Por pse shkakton kaq shume debat nje liber i tille duke i ofruar autorit nje prezence mediatike per te cilen ai vetem mund te gezohej.
Libri i Sarrazinit skandalizon - nje pre e mirepritur per mediat
Claus Leggewi eshte politolog dhe drejton Institutin per Shkencat e Kultures ne Essen Ai e shpjegon keshtu zhurmen per librin e Sarrazinit
Ne i kerkojme temat qe jane lidhura me nje histori interesante mbi nje person. Ketu kemi te bejme me nje ish-senator financash bankier te Bankes Federale i cili diskrediton nje forme te caktuar te politikes se integrimit ne dekadat e shkuara. Kjo i intereson sistemit mediatik ne vetvete pasi ka nje relevance te larte lajmi per nje kohe te shkurter per shkak te sensacionit qe sjell skandali. Kjo eshte nje loje dhe ka pak te beje me permbajtjen e librit por me ricklimin mediatik. Kur vjen puna tek Sarrazini ndahen mendimet. Dhe kjo i intereson shume njerezve qe kane ndjesine se mendimet e tyre nuk shfaqen ne opinionin publik.
Zemerimi dhe protestat nuk kane te ndalur. Me ze te larte u kerkua perjashtimi i tij nga partia socialdemokrate SPD dhe Banka Federale. Deklaratat e Sarrazinit per myslimanet e ardhur ne Gjermani dhe trashegimine hebreje jane ekstremisht polarizuese. Por Sarrazini nuk gjen vetem refuzim. Claus Leggewi shpjegon psene
Shume njerez qe jane kritike ndaj fese islame kane ndjesine se ne Gjermani nuk mund ta kritikosh kete fe pasi ka nje sere politikanesh korrekte nga ana politike qe nuk e lejojne kete. Kjo eshte sigurisht e gabuar. Po te shohesh numrin e publikimeve sigurisht qe kritikat kunder fese islame jane me shumta ne numer se sa nje lloj islamofilie.
Reagimet e mediave ndaj Sarrazinit
Reagimet e mediave jane nga me te ndryshmet. Gazeta Die Welt shkruan Sarrazini i ka punet keq.. te duket sikur je ne nje skene eksorcizmi. Sikur problemet do te zhbeheshin po qe se hiqet qafe nje Sarrazin. Nuk eshte keshtu
Ne Frankfurter Allgemeine Zeitung lexojme Ai prape vazhdon. Po kush flet ne Gjermani per nje gjen te hebrejve ate nuk e ndihmon dot me.
Sddeutsche Zeitung shkruan Debim ne vend te dialogut Kjo nuk eshte shume emancipuese dhe me kete krijohet nje martir te cilit do te ishte me mire ti dilje ballazi.
Sarrazini helmon bashkejetesen ne Gjermani
Por cfare efekti kane deklaratat e Sarrazinit per bashkejeteen e njerezve ne Gjermani. Claus Leggevi thote
Si fillim asnje efekt sepse nuk eshte nje kontribut i vlefshem debati. Temat e tij qendrojne shume pas asaj qe diskutohet prej vitesh per integrimin ne Gjermani dhe ku ka permiresime efektive. Ai vetem helmon bashkejetesen. Pashe sot ne televizionin ARD nje film ku femije myslimane fyenin femije te krishtere ky eshte sigurisht nje reagim ndaj asaj qe feja islame ne njefare menyre u diskriminua ose u vu me shpatulla pas muri.
fare do te behet me librin e Sarrazin-it Turi i tij i leximeve u anullua. Libraria Decius ne Hildeshaim nuk mund te garantoje sigurine ndersa Shtepia e Kulturave ne Berlin e hoqi nga lista aktivitetin me Sarrazinin pasi nuk mund te garantohet siguria e vizitoreve dhe punonjesve.
Autor Gudrun Stegen/Lindita Arapi
Redaktoi Auron Dodi