E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, 3 fëmijë të humbur 24 orë, gjenden në Mal të Zi

Të tjera rreth shkrimit Greqi, 15 vjeçarja shqiptare e zhdukur FUSHE MILOT- Tre fëmijë nga Fushë Miloti të cilët ishin larguar nga banesa mëngjesin e djeshëm dhe nuk ishin kthyer në shtëpi janë gjetur në Mal të Zi mëngjesin e sotëm

Familajrët kishin denoncuar mosardhjen e fëmijëve mbrëmjen e djeshme kur ata nuk ishin kthyer në banesë, që prej mëngjesit kur ishin larguar për të shkuar në shkollë.

Sot në mëngjes policia e Lezhës konfirmoi se tre 15 vjeçarët, shokë me inicialet K.SH, R.M,dhe E.H janë gjetur në Mal të Zi.

Ata janë gjetur në qytetin Bar të shtetit fqinj. Fëmijët i kanë thënë policisë se ishin larguar nga shtëpia me dëshirën e tyre me qëllim të punonin e jetonin  atje. Aktualisht ndodhen në Tivar.

(sg/shqitparja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›