E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurbin, Rama: Këto zgjedhje janë një përballje mes dinjitetit kombëtar dhe një rrangalli

Sali Berisha dhe akuzat e tij ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, si dhe ish- zyrtarit të FBI-së, McGonigal, kanë qenë në qendër të komenteve të kryetarit Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Kurbin, në kuadër të zgjedhjeve vendore.

Sipas tij, Shqipëria në këto zgjedhjet është midis të ardhmes, dinjiteti kombëtar, punëve që dihen shumë mirë se janë bërë dhe një “rrangalli që normalisht familja do i thoshte mos dil nga shtëpia”. 

“Një rrangall që vjen vërdallë e merr nëpër gojë çdo kënd. Thotë se ndaj ambasdores amerikane ka një video! Ndaj Mc Gonigali që ka orgjira me ministra! Çfarë janë këto? Këto nuk i durohen as një budallai të lagjes”– theksoi Rama.

Sipas tij, të djathtë që janë në botën tjetër, do rrotullohen 7 herë kur t’u thonë të djathtët e sotëm se me 14 maj votuan Bashkë Fitojmë’ me Like Floririn.   

Kreu i qeverisë, njëkohësisht edhe kryetar i PS, ka bërë komente edhe për Majlinda Carën, e cila është kandidate e PS për bashkinë Kurbin. Përballë saj është kandidati i “BF”-së, Behar Haxhiu.

“Pse për Beharin do diskutojmë që thotë s’kam shkollë, por kam vizion. Majlinda s’është ëngjëll. Të hidhet në fyt ndonjëherë kur i thua mirëmëngjes. Mirëpo duhet ta shikojmë dhe ja ku është produkti. Kudo ta kthesh kokën sheh që e ka bërë Majlinda me qeverinë. Le të bërtasë, por të bëjë punën. Me Beharin ju vjen dimri që në maj”- theksoi Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›