“BF“, Boçi: Llatja shkaktari kryesor që Elbasani ndodhet në gjendje të dëshpëruar

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, akuzon rivalin e tij në këtë garë, kryebashkiakun e PS-së, Gentian Llatja, për mungesë programi, idesh, si dhe të paaftë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Boçi shkruan se është faji Llatjes që “Elbasani është në një gjendje të dëshpëruar”.
“Nuk ja kam fajin unë pse dikush e ka rikandiduar duke e vënë në siklet të madh: tani G. Llatja duhet të përgjigjet për gjithçka që nuk ka bërë. Unë nuk jam marrë me G. Llatjen. Hiq rastin kur nja dy herë e kam ftuar në debat të drejtpërdrejtë. Por ai nuk ka leje që të flasë as në aktivitetet e fushatës së tij. As atë letër kundër meje G. Llatja nuk e ka shkruar vetë. Hartimi i dobët që ai nxori në fb është një gënjeshtër e gjatë e mbushur me shpifje të ulta. Disa prej këtyre shpifjeve, G. Llatja do të duhet t’i mbrojë në gjykatë, menjëherë pas zgjedhjeve.”- shkruan Boçi.
/rtsh.al/