E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Alibeaj: Demokratët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, votojnë PD dhe djathtas

Enkelejd Alibeaj, kryetari në detyrë i PD-së, ka komentuar takimet me zgjedhësit të zhvilluara në Qarkun e Vlorës, duke shprehur bindjen se njerëzit e duan PD-në. Këto takime janë pjesë e një turi elektoral për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, shqopëruar edhe me foto, Alibeaj shprehet se në Vlorë ishin të gjithë dakord me parinet mbi të cilat duhet të ringrihet Partia Demokratike, dhe shpreh bindjen se demokratët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, votojnë djathtas.

“Një falënderim i veçantë per demokratët e Vlorës, të cilët ishin të shumtë në takimin elektoral të rradhës. Gjithmonë e më shumë bindem se Shqipëria ka vërtetë njerëz që e duan Partinë Demokratike dhe vlerat që ajo përfaqëson  Në Vlorë ishim të gjithë dakord me parinet mbi të cilat duhet të ringrihet Partia Demokratike. Në 14 Maj, të gjithë, masivisht, të votojmë nr.9, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Sepse demokratët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, votojnë djathtas. PD është e vetmja alternativë e djathtë shqiptare”,- shkruan Alibeaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›