E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident hekurudhor në Durrës, një e plagosur

Një 17 vjeçare është aksidentuar nga treni në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës. 17-vjeçarja me inicialet L.N ka tentuar të kalojë në shinat e trenit nga njëri krah në tjetrin. E dëmtuara është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit. 

DURRËS- Treni Tiranë- Vlorë aksidenton rëndë një 17-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës teksa 17-vjeçarja me inicialet L.N ka tentuar të kalojë në shinat e trenit nga njëri krah në tjetrin. E dëmtuara është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit nga ku ndodhet në reaminacion në gjendje të rëndë shëndetësore. 17 vjeçarja ka qenë duke kaluar pushimet në plazhin e Durrësit dhe rrugës në kthim ka mbetur e aksidentuar. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›