Policia asgjëson mijëra bimë narkotike

Forcat e policisë në të gjitha komisariatet e vendit vijojnë operacionet kundër lëndëve narkotike, kryesisht kanabis sativa. Në 24 orët e fundit, operacionet për sekuestrimin e bimave narkotike janë përqëndruar në rrethin e Durrësit, Krujës, Krujës, Vlorës dhe Kurbinit. Kështu, vetëm në 24 orët e fundit në rrethin e Krujës janë sekuestruar dhe asgjësuar 2951 rrënjë canabis sativa, të cilat ishin mbjellë në zona të pyllëzuara. Bima narkotike u sekuestrua në fshatrat Shkretë, Mafsheq, Brret dhe Shjezë të komunës së Cudhisë, 20 km larg qytetit të Krujës. Ndërkohë, të tjera burime pranë policisë bëjne me dije se gjatë operacionit të koduar "Kroi i gjarpërit" janë shoqëruar në komisariatin e Krujës tre shtetas, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur për arsye hetimi. Ndërkohë policia e Vlorës, ka sekuestruar dhe asgjesuar rreth 500 bimë narkotike të llojit kanabis sativa , të cilat janë zbulluar në zona të ndryshme të këtij rrethi. Bimët narkotike u asgjësuan gjatë 48 orëve të fundit në aksionet e ndërmarra në fshatrat Armen dhe Velçë, respektivisht 25 dhe 45 km në lindje të qytetit të Vlorës. Ky aksion i policisë ka pasuar edhe disa aksione të tjera që policia ka ndërmarë prej disa javësh në rrethin e Vlorës , për të asgjësuar bimët narkotike të kultivuara në zona të ndryshme. Ndërsa 200 rrënjë kanabis sativa janë zbuluar dhe sekuestruar në fshatin Gernac të komunës Milot në rrethin e Kurbinit. Gjatë operacionit të policisë janë vënë në pranga dy persona, ndërsa po punohet për identifikimin e të tjerë të dyshuarve. Lënda narkotike u zbulua fillimisht në parcelën e shtetasit Ahmet Hasneziraj, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara u zbulua dhe u sekuestrua disa bime të tjera e zhvilluar dhe e thate ne parcelen e shtetasit Xhafer Hasneziraj. Kontrollet kanë zbuluar edhe një sasi armesh dhe municionesh luftarake në banesen e shtetasit Xhafer Hasneziraj. Sipas njoftimeve të policisë, operacionet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.