E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, babai qëllon për vdekje të bijën, në tentativë për të vrarë vëllain

Foto ilustruese

Një sherr mes dy vëllezërve në fshatin Gjorm të Kurbinit ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Gjatë konfliktit babai ka vrarë aksidentalisht vajzën e tij.

Mësohet se vëllezërit Llesh dhe Mark Cara janë përfshirë në një konflikt me armë në oborrin e banesës së të parit.

Llesh Cara ka qëlluar në drejtim të vëllait Markut, në tentativë për ta vrarë. Në përpjekje për të parandaluar që babai i saj të vrasë të vëllanë, ka ndërhyrë vajza e Lleshit.

Plumbat e e shkrepura nga arma e 58-vjeçarit Llesh Cara kanë kapur Lula Cararë, 31 vjeçe dhe Mark Carën 40 vjeç.

Marku ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital, ndërsa 31-vjeçarja ka vdekur në vend. Konliktin e mëtejshëm, mendohet se e ka shuar i biri i Markut, Aleksandri.

Mes dy vëllezërve kishte një konflikti për motive pronësie. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›