E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, breshëri makinës, vritet fëmija 9-vjeçar

Një fëmijë 9-vjeçar është bërë viktima e një breshërie plumbash të zbrazura mesditën e sotme në Fushë-Mamurras.

Sipas të dhënave të para, fëmija ka qenë duke udhëtuar në makinë së bashku me një person tjetër, kur janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur.

Për pasojë, 9-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër është plagosur rëndë.

Autorët e ngjarjes mbeten të panjohur, ndërsa policia ka nisur hetimet.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›