E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dy të arrestuar për kontrabandë

Pranga / Foto arkiv

Dy tregtarë janë arrestuar dhe ndaj një të treti ka nisur procedimi penal nga policia e kryeqytetit. Operacioni Tregtari ka vënë në pranga Ramadan Tamizin, 47 vjeç, dhe Petro Priftin, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa nën procedim penal është Xhavit Kotorri, 54 vjeç.

Sipas policisë, të tre këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin kontrabandë nga pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Qafë Thanë konfeksione të llojeve të ndryshme, të cilat i depozitonin në magazinat e marra me qira, duke i tregtuar më pas ato në tregun e rrugës 5 Maji në Tiranë.

Pas ndalimit të tregtarëve, policia ka ushtuar kontroll në magazinën që ata kishin marrë me qira pranë vendit të ndalimit,  ku janë konstatuar dhe më pas sekuestruar një sasi e konsiderueshme konfeksionesh si më poshtë:

-          1570 këmisha për meshkuj

-          505 palë pantallona për meshkuj

-          380 bluza për meshkuj

-          1800 copë çanta grash

-          250 çanta shkolle për fëmijë

-          170 xhupa për fëmijë

-          350 rripa mesi

Konfeksionet e mësipërme arrijnë një vlerë tregu mbi 60 mijë euro, duke iu shmangur kështu detyrimeve doganore (TVSH) në rreth 12000 euro. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›