Grupi parlamentar i PS-ë, mbledhje për presidentin

Mledhje e grupit te deputeteve socialiste / foto arkiv
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka nisur një mbledhje në të cilën pritet të diskutohet mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Mbledhja po zhvillohet pa praninë e mediave.
Mbledhja e grupit socialist vjen pas takimit Rama-Berisha dhe në prag të zhvillimit të raundit të tretë për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Ende nuk dihet nëse PS do të propozojë emër në raundit e tretë edhe pse një gjë e tillë kërkohet me ngulm nga mazhoranca.