E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin, izolohen 7 fshatra nga rrëshqitjet e dheut

KURBIN- Reshjet e shiut në ditët e para të këtij muaji kanë shkaktuar rrëshqitje dheu edhe në Kurbin. Prej mëse 2 javësh banorët e 7 fshatrave në malësinë e Kurbinit rezultojnë të izoluar pasi rruga ku ata kalonin është bllokuar. Rrëshqitjet kanë shkaktuar rënien e një masivi dheu mbi rrugë, ndërsa përbën rrezik shembjeje shkëmbi në anë të saj. Sipas banorëve të zonës situata ka qënë problematike kohë më parë, ndërsa më rënien e reshjeve të shiut rruga është bllokuar dhe e kanë të pamundur të komunikojnë me fshatrat e tjerë. Ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për rikonstruksion e rrugës dhe të urës së dëmtuar e cila deri pak kohë më parë lidhte fshatrat me njëri-tjetrin.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›