Vdes punëtori turk në tunelin e Kalimashit
KUKES- Punëtori vdes në tunelin e Kalimashit. Një shtetas turk, punëtor i Bechtel Enka ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit. 40- vjecari ka qënë duke punuar në tunel në kohën që është goditur nga koka e vincit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, ndërkohë që mësohet se punëtori ka humbur jetën në tunel menjëherë pasi është përplasur nga vinci në kraharor.Nuk dihen ende nëse arësyet e vdekjes së punëtorit janë të lidhura me pakujdesinë e tij apo me kushtet në të cilat punonte. Por, Kasem Dylber është viktima e tretë që humb jetën në kushtet e punës. Në 23 nëntor 2009 edhe dy punëtorë të firmës “Alb bilding” kanë humbur jetën teksa punonin për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Punëtorët njëri nga Kukësi dhe tjetri nga Maqedonia, kanë gjetur vdekjen nga këputja e krahut të një vinci. Ata kanë rënë nga një lartësi prej 40 metrash.(m.a/BalkanWeb)