Shkodër, Berisha garanton banorët: Kompensim për cdo humbje
SHKODËR- Kryeministri Berisha ka garantuar të gjithë banorët e dëtuar nga përmbytjet se do të dëmshpërblehen duke filluar nga lodrat e vogëlushëve deri tek të mbjellat. Kreu i qeevrisë ka qenë mesditën e të mërkurës në ambientet e hotel Rozafës në Shkodër ku janë strehuar disa prej familjeve të përmbytura. “Kemi marrë ekspertët më të mirë të Italisë, kanë ardhur dhe janë këtu për të na ndihmuar. Sot kemi filluar thellimin e derdhjes së Bunës e cila është e lartësuar. Do punojmë për ta thelluar për të tërhequr ujrat pastaj do të jetë projekti i zhdukjes së të gjitha pasojave dhe normalizimit të jetës” theksoi Berisha. Kryeministri shprehu angazhimin për ti dhënë fund njëherë e mirë kërcënimit të Shkodrës nga ujrat përmes projekteve madhore. Berisha është interesuar edhe për kushtet me të cilat po trajtohen banorët e shpërngulur në mjediset e vëna në dispozicion nga qeveria. (e.n/News24/BalkanWeb)