Kurbin, konflikti për pronën, ekzekutohen xhaxha e nip
KURBIN – Xhaxha e nip, janë ekzekutuar me breshëri automatiku në një pritë para banesës së tyre në fshatin Alk të Kurbinit. Burime zyrtare nga Policia, bëjnë me dije se viktimat janë Luigj Vuka, 50 vjeç dhe djali i vëllait të tij, Dedë (Alket) Vuka, 31 vjeç. Në kohë rekord blutë e Kurbinit kanë mundur të prangosin edhe autorin e kësaj ngjarjeje makabre, i cili është Ndue Gjini, 72 vjeç, bashkëfshatar me viktimat. Sipas policisë, shkak për vrasjen është bërë një konflikt i hershëm mes palëve, me motive pronësie. Autori dhe viktimat ishin banor të së njëjtës lagje dhe banesat e tyre ndodheshin shumë pranë njëra-tjetrës. Mësohet se dje, 1 orë para vrasjes, 72- vjeçari ishte konfliktuar në një lokal në mes të fshatit me Luigj dhe Dedë Vukajn, pikërisht për një sipërfaqe toke mbi të cilën të dyja palët pretendonin pronësinë. Pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë rrethuar fshatin, për të mbajtur nën kontroll situatën. EKZEKUTIMI Rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme, Luigj dhe Dedë Vuka kanë qenë duke u kthyer në banesën e tyre në fshatin Alk të komunës Fushë-Kuqe në Kurbin. Ndërsa kanë zbritur nga furgoni tip "Benz" që drejtohej nga 50-vjeçari, ata janë qëlluar me breshëri automatiku nga 72-vjeçari Gjini dhe kanë mbetur të vdekur në vend. Pas krimit autori i ngjarjes është larguar për në banesën e tij, së bashku me armën. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit, 72-vjeçari Gjini ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka shpjeguar edhe motivet e tij. Mësohet se i moshuari ishte konfliktuar një javë më parë me Luigj dhe Dedë Vukën në qendër të fshatit Fushë-Kuqe. Një debat që dyshohet se ka nisur për konflikte pronësie, pasi palët jetonin pranë njëri-tjetrit. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, 72-vjeçari Ndue Gjini ka qenë duke pirë në një lokal në qendër të fshatit, ku kanë shkuar edhe Luigj e Dedë Vuka. Palët janë përplasur sërish me njëri-tjetrin me sharje e fyerje. Në sherr e sipër, 72- vjeçari ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në shtëpinë e tij, ku ka marrë automatikun. Ai ka pritur para banesës së Luigj dhe Dedë Vukës derisa janë kthyer dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.
ARRESTIMI
Disa minuta pas krimit makabër, në vendin e ngjarjes, në fshatin Alk, kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë në pyetje banorët për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave. Vetëm 30 minuta pas vrasjes, blutë kanë mbërritur në shtëpinë e 72-vjeçarit, ku kanë gjetur edhe armën e krimit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, në momentin e arrestimit Gjini nuk ka bërë rezistencë, ndërsa policia ka dërguar dy viktimat në morgun e spitalit të Laçit, ku do t'i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore. Në fshatin Alk ndodhen me dhjetëra forca policie, të cilat po mbajnë nën kontroll situatën nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme, pasi banesa e autorit të krimit dhe ajo e dy viktimave ndodhen pranë njëratjetrës. Ndërkohë që, mësohet se në një konflikt të çastit, dhjetë vite më parë, është vrarë edhe babai i 31- vjeçarit Dedë Vuka, në plazhin e Patokut, por ende nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)