Zaganjori takim me studentet per sfidat e sistemit ne procesin e integrimit
Janë studentët e drejtësisë, u ulën në vendet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët këtë radhë ishin spektatore. Takimi u zhvillua me rastin e kremtimit të Javës së Drejtësisë në sallën e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë…ku tema e diskutimit me studentët ishte “Sfidat e Gjyqësorit Shqiptar në procesin e Integrimit Evropian”.
Për këtë temë që zhvillohet në 100 vjetorin e drejtësisë, foli kryetari I Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, kryetari i Kolegjit Civil pranë kësaj gjykate Ardian Dvorani dhe juristi i njohur amerikan Roxher Sherard…
kryetari Zaganjori citoi raport progresin për drejtësinë në vend, duke renditur një sërë përmirësimesh në fushën e legjislacionit…por nuk harroi të rendite edhe problemet që shqetësojnë sistemin.
Kryetari Zaganjori ftoi studentët e drejtësisë t’I kushtojnë rendësi mësimit analitik të ligjeve dhe jo mësimit përmendesh. Kurse kryetari I Kolegjit Civil të kësaj gjykate Ardian Dvorani, kërkoi përmirësimin e praktikave gjyqësore edhe me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Takimi vazhdoi me pyetjet e studentëve drejtuar gjyqtarëve dhe kryetarit të kësaj Gjykate.