E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet afaristi me origjine shqiptare Naser Kelmendi

Eshte arrestuar Naser Kelmendi. Kelmendi është për një kohë të gjatë në listën e më të kërkuarve të Interpolit, dhe po ashtu kryeson listën e personave më të rrezikshëm në Evropë dhe të administratës amerikane.

Lajmi eshte konfirmuar nga Baki Kelani zedhenes I policise se Kosoves I cili ka sqaruar se arrestimi I Kelmendit eshte bere nga forcat e rendit ne oret e vona te dites se diel.
Arrestimi ka ndodhur pas nje marreveshje mes dy paleve te sherbimit policor te Kosoves dhe atij te Malit te zi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, në qershor të vitit të kaluar, pati dërguar në Kongres emrin e Naser Kelmendit, duke e apostrofuar si një njeri të rrezikshëm.

Emri i Naser Kelmendit në “listën e zezë” të presidentit amerikan, gjendet përkrah atij të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah.

I lindur në Pejë në vitin 1958, Naser Kelmendi kërkohet si shtetas i Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas autoriteteve boshnjake, Kelmendi, dyshohet të jetë i përfshirë në shumë aktivitete të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka kohë që është në arrati, dhe vazhdon të mohojë akuzat njëra prej të cilave e cilëson atë si organizator kryesor në tregtinë me drogë në Ballkan.

Zedhenesi I sherbimit policor eshte shprehur se eshte akoma shume heret per te folur rreth ekstradimit te mundshem te Naser Kelmendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›