E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin vrasje e dyfishte me arme zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gorre të Kurbinit. Dy persona janë gjetur të vrarë më armë zjarri në një parcelë nga banorët e zonës. Nga policia bëhet e ditur se autori i krimit është 72 vjecari Ndue Gjini cili eshte arrestuar pak minuta pas ngjarjes. Viktimat Dede Vukaj 30 vjec dhe Luigj Vukaj 51 vjec ndodhen në morgun e spitalit të Laçit.

Nga burimet policore mësohet se mes autorit dhe dy viktimave ka patur një konflikt të çastit motivet e të cilëve nuk janë bërë ende të ditura. Policia ka sekuestruar edhe automatikun me te cilen 72 vjecari ka kryer vrasjen e dyfishte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›