Kurbin, plagoset me armë zjarri një 26-vjeçar

Foto ilustruese
Në Sanxhak të Kurbinit është plagosur me armë zjarri një 26 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak në lagjen numër 6.
Sipas burimeve policore bëhet e ditur se është plagosur Mario Prenga, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Laçit dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve. /L.Kokaj/