Lezhë, gjendet pajetë policja e zhdukur

Foto ilustruese
Në periferi të Lezhës është gjetur trupi i pajetë e polices 32-vjeçareje, e zhdukur tre ditë më parë. Trupi i Danila Milotit u gjet nga një bari në një zonë malore.
Policia përveç zbulimit të identiteti ka bërë të ditur se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 32-vjeçares.
Vetëm tre ditët e fundit janë në Shqipëri janë gjetur tre trupa të pajetë. Në qarkun e Durrësit u gjet trupi i një 82-vjeçari që ishte shpallur i humbur ndërsa po sot në Vlorë është gjetur një 47-vjeçar i vdekur. /F.S/