E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension në Maqedoni, 30 të shoqëruar për vrasjet

SHKUP- Vrasje e pesë të rinjve në Maqedoni ka shokuar mbarë opinionin publik ndërsa policia ka njoftuar për shoqërimin e 30 të dyshuarve si të përfshirë në vrasje.

Sipas agjencisë së lajmeve INA, rreth 30 persona po mbahen nga organet policore të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smilkovc të komunës Butel të Shkupit.

Lajmi është bërë i dituar nga  ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në një komunikim të saj me gazetarët lidhur me detajet mbi vrasjen.

Jankullovska ka theksuar se njësitet policore janë në terren në përpjekje për të ruajtur rendin dhe qetësinë.

Sipas saj, MPB apelon për qetësi dhe mos tensionim të situatës nga ana e banorëve, dhe shmangien e dezinformatave të ndryshme.

Ministrja e MPB ka njoftuar se katër vetura janë sulmuar me gurë, si dhe dy autobusë të linjës që çon drejt fshatit Luboten të Shkupit, ndërsa ka pasur tentime edhe për dëmtimin e pronës private.  është informuar gjithashtu edhe për tentimin për të sulmuar një ekip të gazetarëve.

Ndërkaq, qindra banorë të fshatit Smilkovc kanë bllokuar aksin rrugor që lidh komunën e Butelit me vendbanimet e Radishanit dhe Lubotenit, duke kërkuar që të zbardhet urgjentisht vrasja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›