Zgjedhjet serbe edhe në Kosovë, tërhiqet Thaçi

Thaçi në mbledhje qeveri
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pavarësisht deklaratave të deritanishëm se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës ka ndryshuar kurs 360°.
Në mbledhjen e sotëm të kabinetit qeveritar, Thaçi ka bërë të ditur se pas takimit baroneshën Katerin Ashton, ku temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në Kosovë është kërkuar mundësimi i votimit të qytetarëve me dy shtetësi.
Sipas kryeministrit, kërkesa është bërë nga organizatat ndërkombëtare, që të krijohen kushte të përshtatshme që qytetarëve me dyshtetësi tu krijohet hapësira e nevojshme për të marrë pjesë në votim.
Serbia ka parashikuar të mbajë zgjedhjet e parlamentare dhe lokale me 6 maj. /F.S/