E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ligji për pasuritë e paluajtshme

Ky projektligj është një ndër nismat e parashikuara në programin e përgjithshëm analitik të projekteve për vitin 2011, si dhe në Planin Kombëtar të Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme buron nga disa detyrime dhe angazhime që qeveria shqiptare ka përcaktuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.

Kjo nismë ligjore ka për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të regjistrit të pasurive të paluajtshme dhe përmirësimin e punës së zyrës së regjistrimit  të pasurive të paluajtshme, rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar nga kjo e fundit, në funksion të rregullimit të tregut të pasurive të paluajtshme dhe të mbrojtjes të të drejtave të pronësisë.

Ministri i Drejtësisë z.Eduard Halimi theksoi ndër të tjera se"dixhitalizimi I arkivave  do të ndikojë në uljen e burokracive, si dhe në forcimin e sigurisë në sistemin e të dhënave , pasi tek regjistri i pasurive të paluajtshme do të kenë akses edhe noterët, duke shmangur abuzimet që mund të ketë në regjistrimin e pronave”. /Start/

                                                                                             2012-03-22 10:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›