Durrës, gjendet i vdekur në kanal një 40-vjeçar

Policia bëri me dije se viktima është shtetasi Shaban Çullhaj, 40 vjeç, banues në fshatin Arapaj, i cili është gjetur nga familjarët, pasi kishin shqetësuar për moskthimin e tij në banesë natën e kaluar.
Pranë vendngjarjes në lagjen 17/1 të qytetit është gjetur edhe automjeti i tij tip Golf me targë DR 94 95 D dhe mendohet se 40-vjeçari mund të jetë mbytur aksidentalisht.
Ekspertët e policisë po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe deri tani nuk përjashtohet asnjë nga pistat e hetimit, përfunduan burimet e policisë së qarkut./Start/
2012-03-22 10:17