E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, tentoi të vriste vëllanë, vret të bijën

Nga një konflikt, ka humbur jetën shtetasja Lula Cara, 31-vjeç si dhe është plagosur xhaxhai i saj, Mark Cara, 40-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Shtetasi Llesh Cara, 38-vjeç, ka tentuar të vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, Markun, ndërsa ka vrarë aksidentalisht të bijën. Vajza ka ndërhyrë për të mos lejuar babanë që të mos ndërmerrte aktin e rëndë.

Policia e Lezhës, sqaroi se vëllezërit, banues në fshatin Zhej, prej kohësh ishin në konflikt për pronën, edhe pse gjykata e pat dhënë një vendim të sajin, por kjo shkaktoi pakënaqësinë e njërës palë. Sot në mëngjes, sherri arriti kulmin me përdorimin e armëve, ku shtetasin Llesh Cara e ka ndihmuar edhe i biri Aleksandri. Personat e përfshirë në ngjarje janë arrestuar nga policia. /Start/

                                                                                             2012-03-22 10:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›