Kurbin, vetëdorëzohet Maringlen Përgjini:Dua të zbardhet e vërteta
Të tjera rreth shkrimit Historia e vrasjes e rrëfimi ekskluziv
KURBIN - Është vetëdorëzuar në komisariatin e Kurbinit, Maringlen Përgjini, 26-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Martin Shtjefnit dhe plagosjen e Ergys Nikës në një lokal në rrugën Zejmen-Shënkoll më 10 janar 2012.
Po në këtë ditë Përgjini u shpall në kërkim nga policia. Dy ditë më parë Maringlen Përgjini në një rrëfim ekskluziv për televizionin A1Report, bëri thirrje për drejtësi duke pretenduar së është i pafajshëm.
26-vjeçari tha se fshihet nga policia jo sepse nuk do që të qëndrojë në burg, por sepse nuk e ka kryer ai vrasjen. Sipas Maringlenit, Martin Shtjefnin e ka vrarë Ergys Nika, i cili më pas e hodhi armën para tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)