Zhurma e PS-se ne KQZ, nje flluske sapuni
Ne krye te dy muajve, socialistet verifikuan publikisht se bllokuan qellimisht ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), procesin e ndarjes se mandateve. Nje odise qe kushtoi shume, pasi u tha nga te gjitha per procesin zgjedhor, per rrezikun qe i kanosej standardeve ne nje kohe kur prishja e tyre po gatuhej ne seline roze. Dokumenti i dates 23 janar 2013, eshte deshmi e sjelljes se paprecedent te anetareve opozitare ne KQZ, qe kerkojne cuditerisht te votojne pro nje projektvendimi, qe refuzuan ta votojne ne mbledhjen e posacme te KQZ-se, per ndarjen e mandateve te deputeteve. Sic shihet, ndarja e mandateve qe propozon tani per votim, nenkryetari i KQZ-se, Denar Biba, eshte e njejte me ndarjen qe propozohej ne projektvendimin nr. 15 te dates 23 nentor 2012, por qe Biba, Shtylla dhe Jani, te tre anetare te KQZ-se refuzuan ta votojne. Qendrimin kundershtues ne muajin nentor, tre anetaret opozitare ne KQZ, e justifikuan me dyshimet e ngritura per rritje fiktive te numrit te shtetasve ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile. Bazuar ne keto pretendime, ata i kerkuan informacion shtese Ministrise se Brendshme per kater komuna ne Qarkun Kukes. Informacion qe ju servir nje dite me pas, sic edhe e konfirmon edhe vete zoti Denar Biba ne nje leter drejtuar KQZ-se. Por kjo, serish nuk kenaqi pretendimet e perfaqesuesit te PS dhe te anetareve opozitare ne KQZ, per te votuar projektvendimin per ndarjen e mandateve, duke kembengulur se u ishte refuzuar informacion per te dhena qe ishin konsideruar personale. Ndaj ne 23 nentor, ata votuan kunder projektvendimit nr. 15, qe propozonte nje ndarje te re te mandateve. Pas kesaj, u prodhua nje odise e gjate akuzash se mazhoranca po rriste ne menyre fiktive numrin e zgjedhesve, ne zonat ku kish garanci per mandate e po i hiqte aty ku garancite ishin me te vogla. Ky qendrim prodhoi ne fakt edhe nje ngerc per zgjidhjen e ceshtjes per ndarjen e mandateve. Ligji elektoral, ne nenin 76 te tij parashikon se KQZ jo me vone se 15 dite nga marrja e te dhenave prej Drejtorise se Gjendjes Civile duhet te percaktojne numrin e mandateve per cdo zone zgjedhore dhe duhet ta percjellin menjehere me pas Kuvendit per miratim. Ne kete moment, KQZ kishte kaluar afatin ligjor per te bere perllogaritjen aritmetike te mandateve, cka imponoi nderhyrjen e Kuvendit per t’i dhene zgjidhje perfundimtare ceshtjes, qe s’mund te mbetej peng pretendimesh apo dyshimesh te paprovuara te anetareve ne opozite ne KQZ. PS madje, nuk ankimoi as projektvendimin e dates 23 nentor 2012 per te vertetuar ate qe dyshonte se shperndarja qe propozohej nga KQZ, bazuar nga te dhena te Drejtorise se Gjendjes Civile nuk pasqyronte realitetin ne terren te shperndarjes se popullsise. Me nderhyrjen e Kuvendit ne proces, u rriten dozat e PS, por edhe ate anetareve te saj ne KQZ, se legjislativi po nderhynte ne menyre jo kushtetuese ne procesin, qe i takonte ta bente KQZ. Socialistet informuan per keto veprime antiligjore sipas tyre edhe perfaqesite diplomatike ne Tirane. Megjithate Kuvendi nuk e bllokoi procesin dhe nisi proceduren ligjore per te bere ndarjen e mandateve, bazuar ne kompetencen qe i njeh Kodi Zgjedhor. Ne 24 janar, Denar Biba, beri argumentimin surprize se ceshtja e mandateve duhet te merrte zgjidhje ne KQZ me nje projektvendim per mandatet qe duhet te bazohej ne te dhena qe servirte Drejtoria e Gjendjes Civile dhe se dyshimet e paleve ishin nje ceshtje qe u takonin partive politike ne zgjidhje, PS-se ne kete rast. “Tashme me caktimin e auditeve nga KQZ, une kam informacionin e nevojshem, numrat e derguar nga Ministria e Rendit ne ate kohe, rezultojne te sakte formalisht. Moralisht jane te cedueshem, por une deri ne kete pike shkoj. Nuk mund te shkoj me tutje. Ju mbetet subjekteve te interesuar, prokurorise te hetoje”, - u shpreh Biba. Por kete arsyetim, zoti Biba kishte mundesi ta bente edhe ne 23 nentor, kur refuzoi te votoje projektvendimin e KQZ-se per shperndarjen e mandateve bazuar ne dyshime, qe sot i quaj ceshtje qe duhet t’i zgjidhin vete subjektet politike. Per te justifikuar kete veprim qe prodhoi nje vonese 2 mujore te procesit, nenkryetari i KQZ-se, i dergoi komisionit nje leter ku i kerkoi ta mblidhte per te votuar tabelen per ndarjen e mandateve qe refuzoi te votoje ne 23 nentor 2012. Ai thote se tashme e ka informacionin e domosdoshem qe ploteson sipas tij kerkesen e bere nga tre anetaret e KQZ-se, lidhur me qarkun e Kukesit. Sic shihet qarte, informacioni per te cilin flet zoti Biba, ndonese jo zyrtar, nuk i ka ndryshuar asgje mandateve ne qarkun Kukes. Kater propozoheshin ne 23 qershor kur ai votoi kunder dhe 4 propozon edhe ai vete sot per votim ne KQZ. Por ajo cka bie ne sy ne kete arsyetim te nenkryetarit te KQZ-se eshte fakti se ai mbi te gjitha ka marre informacion te paligjshem dhe nga nje grup auditi qe ligji e ngarkon me nje tjeter detyre, ate te mbikeqyrjes se procesit te listave. Ligji e thote qarte ne nenin 61 pika 9 te tij se auditet tekniciene jane te detyruar te trajtojne te dhena vetem per llogari te raportimit ne KQZ. Zoti Biba eshte shume i sinqerte kur pranon se i ka marre ne menyre jo te ligjshme. Ne fakt i duheshin si garanci, sepse nuk behej fjale ne asnje rast per inxhinierim elektoral ne Regjistrin e gjendjes civile, te cilit nuk i besoi edhe pse ju servir serish si informacion nga Ministria e Brendshme ne muajin nentor. Sot kerkonin te rikthehet tek vendimmarrja e KQZ, tek 23 nentori, e paprekur, me justifikimin se nje informacion jo zyrtar i ka mbushur mendjen se askush nuk po manipulon asgje, as ne Kukes dhe asgje.