E Diel, 1 Nëntor 2026

Të zhdukura prej një dekade, gjenden gjallë tre gra në Ohajo (FOTO)

grateSHBA- Tre gra të reja, të cilat ishin zhdukur rreth një dekadë më parë në shtetin amerikan të Ohajos, janë gjetur dhe janë në spital në një gjendje të mirë shëndetësore, citon BBC-ja zyrtarët amerikanë.

Amanda Berry e zhduk kur ishte 16 vjeçe në vitin 2003, ndërsa Gina Dejesus u zhduk në moshën 14-vjeçare një vit më vonë.

Ata dhe Michele Knight, 32 vjeç, e cila u zhduk në vitin 2002 në moshën 20 vjeçe, u gjetën në një shtëpi në qytetin e Cleveland-it, konfirmoi policia.

Tre vëllezër janë arrestuar në lidhje me rastin. Policia e Cleveland tha se të dyshuarit janë Hispanikë, të moshës 50, 52 dhe 54 vjeç.

grate-2Xhaxhai i Dejesus tha se ata ishin në shok, ‘por shumë mirënjohës për zbulimin e saj’.

“Në të gjithë këtë kohë, 10 vjet, asnjëherë askush nuk na tha çfarë kishte ndodhur me fatin e saj”,- tha ai.

Ndërkohë, një mjek konfirmoi se tre gratë ishin duke u mbajtur në spital për vëzhgim.

Duke folur mes brohoritje nga spektatorët, ai shtoi se gratë ishin në gjendje për të folur me personelin e spitalit, por ai nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.

Ishte supozuar se vajzat kishin vdekur dhe nëna e një viktime tha se ajo besonte se vajza e saj kishte qenë e shitur në skllavëri.grate-3

Të paktën njera prej grave është raportuar të ketë një fëmijë.

Fotot e tyre ishin shpërndarë gjerësisht, pasi ata janë zhdukur. Rastet e tyre u rihapen vitin e kaluar, kur një i burgosur i burgut informoi autoritetet se zonja Berry mund të ketë qenë varrosur në Cleveland. Ai mori një dënim katër vjet e gjysmë burg për informacione të rreme.

Nëna e Amanda Berry-t, Louwana, vdiq në mars 2006, tre vjet pas zhdukjes së vajzës së saj.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›