Mourinho bën gati bagazhet e largimit, mund të shkojë tek PSG-ja
Të gjithë mediat janë të interesuara për fatin e Jose Mourinho-s, por të gjithë janë të sigurt që ai do të largohet së shpejti nga Real Madridi, por ka ende pikëpyetje lidhur me ekipin ku ai do të shkojë.
Mediat spanjolle kanë vënë re një detaj shumë interesant, që sipas tyre konfirmon largimin e tij nga Madridi. Programi sportiv Punto Pelota ka fotografuar në një supermarket një person që pretendohet se është tekniku portugez, i cili është duke blerë kuti amballazhimi. Sipas gazetave kjo tregon se ai është duke bërë gati të gjithë bagazhet e largimit.
Sa i përket vendit se ku ai do të shkojë, nuk ka ende diçka zyrtare, por tani përflitet për një kalim të tijin jo tek Chelsea, por tek PSG-ja. Mediat italiane shkruajnë se do të ketë një shkëmbim tranjerësh mes dye ekipeve, pasi me shumë mundësi Ancelotti do të kalojë tek Reali.
Sipas Calciomercato’, kjo nuk do të thotë se në krye të ekipit londionez do të vijojë të qëndrojë Benitez, por mund të vijë një tjetër trajner.