E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbinasit dhe kontributi i tyre në çështjen kombëtare

21-09-2012 / Nga Pjetër Delia

Duke marrë shkas nga ky jubile, pra njëqind vjetorin e pavarsis. E shof me vend që të evokoj luftën e Kurbinit ndaj qeveritarëve të Turqisë. Me thënë të vërtetën kurbinasit e kanë pasë traditë luftën që në kohën e trimit Skëndërbe. Kudo në viset shqiptare kishin filluar levizjet anti-osmane. Keto levizje bëheshin herë të shkëputura njëra nga tjetra e herë të organizuara në bazë beslidhjesh. Këto levizje kishin si qellim dobësimin e qeveris turke e cila ishte në degradim e sipër. Në malësitë e Krujes e në Kurbin keto levizje udhëhiqeshin për nga ana ideologjike nga kleri katolik që nuk linin rast për t’ju shkuar kot. Ose predikonin nëpër kisha ose nëpërmjet kasnecëve të tyre duke ju folur për patriotizëm dhe për pavarsi nga Turqia. Në vitin 1906 pushteti qendror e kishte ndarë Krujën nga vilajeti i Shkodrës dhe e kishte lidh me Durrësin. Megjithëse vetë Durrësi varej nga guvernatori i Shkodres, këto bëheshin si rezultat i centralizimit qysh në kohën e Tanzimatit. Pikërisht në këtë kohë fillojnë me kërkue xhelepin e gjës’ së trashë. Qyteti dhe katundet kundërshtojnë. Nuk duan kurrsesi që t’u numërohen gjedhët e të paguajn gjelepin per to. Në Kurbin populli i udhëhequr nga Gjin Pjetri i Skurajvet, Llesh Mark Kola i Milotit, Pjeter Vathi i Laçit, Paj Bega i Gjormit çojn krye me armë në dorë. Për këtë vendosin me ba nji mledhje në Gjorm ku dy elementet, musliman e të krishterë të rajonit të Krujes, u lidhën me besë mos me ju pague taksën e gjësë së gjall, dhe në qoftë se qeveria merr ndonjë masë shtrënguese në ndonji katund të veçantë, të gjithë së bashku me i dal zot njëri-tjetrit. Kajmekami i Krujës i informuem për beslidhjen e Gjormit i versulet katundit dhe arreston kryeplakun Geg Piroli me disa shok të vet dhe kerkon me zbatue urdhrin e qeveris me perdhuni. Në keto rrethana Zheja lëshon kushtrimin në krejt krahinen. I shkon fjala Gjin pjetrit të Skurajve dhe ai vjen me 300 kurbinas rrethon Zhejen bashk me nizamt dhe menjiher fillon lufta. Në pushket e para u vranë dy vetë e shumë  të tjerë u plagosen. Detashmenti i turqve prej 100 vetësh qe në rrezik atë ditë, por per fatin e tyre ndodhen afer kullave të Hajdar Ag Belegut dhe u strehuan aty per 24 orë dersa disa gjindram të krishterë të rajonit, u hyn ndermjet e bënë një armepushim. Perfaqsuesit e të dyja palëve bënë takimin në një livadh ku u vendosen keto pika:  1.Me lirue Geg Pirolin me shokë. 2.Kajmekami bashk me gjindarmt e vet me dalë sa më parë nga Kurbini e me shkue në Krujë. 3.Mos me u kthye ma në Kurbin.
Në pranver të vitit 1906 garnizoni i Krujes u forcue me nji regjimënt të rregullt nën urdhrat e nji mirallaj (koloneli). Disa krenë të Krujes mledhin nja 500 veta dhe të armatosur shkojn dhe i kerkojnë mirallajt (kolonelit) që të hyjnë në kala per të folur direkt me mbretin e Stambollit në telefon, në mënyrë që tu falin taksat e gjësë së trrashë. Mirallaj thotë: Zgjidhni 5 veta e të hyjn brënda sepse të gjithve nuk ju lejoj. Populli nuk pranon: O të gjith bashk o hiç. Mirallaj dyshon per ket nxitim të popullit dhe u qet rrethin e don ti kapi në befasi. Populli heton levizjen e ushtarve dhe turren në të gjitha anet me ikë. Në atë ikje e siper nizamt qesin e vrasin 28 vet (shtojme se me keta 500 vet nuk ishte Gjin Pjetri me shokt e vet). Po keto krerë pas ca ditesh shkojnë në Krujë dhe i  nënshtrohen urdhërit të qeveris me pague taksat. Keshtu qe Gjin Pjetri me kurbinas mbeti i izoluar dhe mbi ta do të shperthente pezmi i qeverisë. Kajmekami donte që të pajtohej me kurbinasit dhe per ketë kerkoi vetem taksen e nji lope per çdo katund, por edhe kete Gjin Pjetri me krerët e tjerë nuk e pranuan. Duke e ditur se “rrufeja” e qeverisë do bjerë  mbi ta së shpejti vendosen me ba nji mledhje. Ketë mbledhje e bënë në Delbnisht të Kurbinit. Po e japim ashtu siç ësht e shkruar edhe në kanunin e Lek Dukagjinit: Kanune të bame prej flamurit Kurbinit 5/ 6/ 7/gusht 1906: 1.Kush të vishet zaptije ne sherbim të Sulltanit shtepin e ka të djegur, është i ndam nga të tjerët per mort e per gëzim. Ai që do hyj zapti në sherbim te turqisë qoft ky i krishterë apo musliman dhe që do t’u japi bukë e ti lëj brënda, ka me pasë 1500 grosh gjobë. Shkrue në Delbnisht të Kurbinit, te gurra nën man, afer pallatit të kryeipeshkvis me 5,6,7,të gushtit 1906. Gjin Pjeter Mark Pervizi i Skurajve të Kurbinit, plak i parë nder 45 pleq të semitit të Krujes në emër të pleqve të vegjlisë. Ndodhen ne kete kuvend dhe i shkruen kanunet e përmendura: deshmuan emzot Nikoll Kaçorri, at Shtjefen Kostandin Gjeçovi. Fill pas kësaj në muajn shtator, Mirallaj sulmon Zhejen me ushtri, topa e mitraloza dhe kështu filloj lufta per të dyten herë. Në betejën e parë u vra Pashk Pjeter Piroli. Me të ndjer oshtimen e luftes, Gjin Pjetri me njerzit e vet shkon në ndihmë të Zhejes. Banorët e Zhejes të Laçit e të Milotit lanë në shtepit e tyre gjënë dhe mallin, kurse njerzit morën malin me shpejëtsi sepse nuk mund të perballonin të githë atë ushtri të rregullt. Ushtria në pak kohë zaptoi  Zhejen, Laçin e Milotin duke plaçkitur e rrënuar gjithçka.Ndersa shtepive,kasolleve e mullijve u dha zjarrin, Gjin Pjetri me shokët e vet mbajti një  far difensive ndaj ushtris e cila ishte 8 her ma e madhe në numer, duke i sulmue her në një vënd e her në një tjeter më fort naten se sa diten ,por gjithnjë duke ruajtur njerzit e vet. Mjerisht me gjith kushtrimin që kishte lëshue ai mbeti i vetmuar vetem me shpresen e fisit të vet. Ushtria turke u fut në luginen e hurrdhazes duke ju dhanë zjarrin gjith mullarve të kashtes e shtepive per t’ju dhanë tmerrin kryengritësve. Një çetë u ngjit deri te kulla e Gjin Pjetrit duke i dhanë zjarrin me vajguri kulles së tij. Mirallaj kaq deshti! Kur pa flaken mbi kullen e Gjin Pjetrit dha urdher per të terhjek ushtrinë, por duke lënë shum ushtarë e mushka të vrarë neper mal e neper rrugë .Kajmekami i Krujes i çoi fjal Gjin Pjetrit me u dorzue duke i premtue se taksen e gjas së gjallë donte me ua fal. Por Gjin Pjetri nuk e pranoi as ketë kusht. Qeveria e Krujes duke e parë se me Kurbinin nuk po merrej vesh vendosi që keto punë ti rregullonte valiu i Shkodres, i cili formon nji komision për ket qellim të kryesuar nga Shan Ded Jakupi, që ishte si koxhabash i elementit katolik per Shkodren dhe Brahim Efendi Qorri. Ky komision me 29 prill 1907 u takue me krent e Kurbinit dhe mbas bisedimeve që u zhvilluan u vendos paqja me keto pika: 1.Falja e takses per gjan e gjallë. 2.Liri e plot e zakoneve të Kurbinit. 3 Falje e pergjithshme per kryengritsit. 4 Damshperblim nga ana e qeveris per shtepit e djegura dhe plaçkat e grabitura. 5. Ndersa per kryengritsit: Nuk do të trazonin ushtart apo nëpunsit e qeveris.
Duke u pranuar keto kushte prej të dyja palëve, të gjithë familjet e kryengritësve u kthyen në shtepiat e veta. Meqense në Delbnisht u banë disa vrasje dhe besa e bajrakut u thye, Gjin Pjetri bashkë me kren të tjer ua dogji shtepit guximtarve që kishin thye besen. Pikërisht në ketë kohë dhe per ketë shkak, qeveria i zuni tradhtisht Gjin Pjetrin, Llesh Marka Kolen e PjeterVathin dhe i mbajti në burgun e Durrësit per 9 muaj. Pas kësaj burgosje meqense qeveria nuk u qendroj fjalve e kushteve që kishin ba në Milot, Gjin Pjetri  me shokët e vet nuk u pajten  ma me turkun. Krahu i djatht i Gjinit ishin tre vllezrit nga Miloti Llesh Mark Kola, Ded M- Kola dhe Gjin .M-Kola të cilët të tre se bashku merrnin nga qeveria 10 lira në muaj dhe i perbuzen keto rroga duke u ban kundershtaret ma të rrepte të qeveris turke. Nuk vonoi shumë dhe plasi lufta ballkanike. Në Vlorë ishte formue qeveria e Ismail Qemalit. Në Shkoder kishte fillue lufta kunder ushtrisë  serbo-malazeze me në krye Hasan Rizan, i cili megjithse ishte komandant i ushtris turke, ai vendosi të luftoj në favor të Shqipëris nën flamurin e shqiptarve.Patriotet shkodranë si argjipeshkvi Jak Serqi, at Gjergj Fishta, Riza Dani, Luigj Bumçi që kishin mbetur të rrethuar në Shkodër, lëshojnë kushtrimin me i ra serbëve pas shpine.Gjin Pjetri me shoket e vetë bënë nji mbledhje në Mavsheq të Kurbinit. Aty bëhet një beslidhje mes kurbinasve dhe matjaneve ku perfaqsus i matjaneve kishte ardh Abdurrahman Mati. Ketu u vendos me sulmue serbet ne qytetin e Krujes. Mjerisht ndersa beheshin keto perpjekie ne Shkoder, vritet komandanti Hasan Rizaja nga Esat Pash Toptani dhe kjo levizje deshtoi. Mbas kesaj vrasje Esati ja dorezoi Shkodren malazezve me 12 prill 1913. Ai erdhi ne Durres dhe donte te formonte nje Shqiperi nga Shkumbini ne Mat, por Gjin Pjetri bashkë me kurbinasit megjithese ishin nen juridiksionin e Durresit shkeputen prej tij dhe lidhen me nacionalistat e Shkodres, te Lezhes e te Mirdites qe perpiqeshin per pavarsi te ter Shqiperis. Ai mori dhe nje flamur shqiptar te punuara nga motrat stigmatine te Shkodres dhe e ngriti ne Milot ku i vuni nje roje prej 36 vetash. Miloti u be qender e fort kundra aspiracioneve te Esat Pashes. Duke pa se Kurbini nuk po bindej, Esati çoi nga Durresi nje delegacion ku i premtonte Gjin Pjetrit nje fuqi prej 500 vetash me nga 100 franga ari ne muaj nen komanden e tij, por ai nuk i pranoi.
Mjerisht ky patriot nga udhetimet qe bente neper fshatrat e Kurbinit e kapi nje semundje e rende dhe vdiq me 25 shkurt te vitit 1914 ne moshen 52 vjeçare ne shtepine e tij i rrethuar nga shoket e tij te luftes. Kurbini edhe pas vdekjes se Gjin Pjetrit vazhdoi perpjekjet duke luftuar dhe ne Durres per t’i dal zot Princ Vidit, luftuan kundra rebeleve te Haxhi Qamilit. Me keto çeta nacionaliste ishte edhe Ali Dervishi i Gjormit qe ishte djege e plaçkite, sepse kishte luftuar kundra Esat Pashes e Haxhi Qamilit.Ne vitin 1916 Llesh Pjeter Vathin e Nikoll Kol Mehillin duke qene se ishin me trimat e mbetur gjalle, Esat Pasha i arreston dhe i dergon ne Itali. Bashke me ta ishte dhe Dom Dede Kamberi i Delbnishtit i cili prej vujtjeve ne burgun e Durresit e te Italise vdiq po ne ate vit nga tuberkulozi.

Shkrimi është hartuar mbi shënime të marra nga “Hylli i Drites”, shkruar prej Klement Mirajt  O.F.M.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›