Kureshtja per shpellen mbi Kala pese femije ne rrezik
Sapo mbaruan mesimin nxenesit e moshes 9 deri ne 11 vjec iu ngjiten te vetem pjeses shkembore. Shpella ndodhet ne masivin shkembor mbi lagjen muzeale Mangalem. Femijet jane bere kurioze teksa e shihnin ate gjithnje per se largu ndaj kane planifikuar me njeri-tjetrin te ngjiteshin per ta pare. Te marten rreth ores 1400 sapo mbaruan mesimin te peste nxenesit shoke te nje lagjeje e vune ne zbatim planin e tyre duke u ngjitur bashke me cantat e shkolles. Ata kishin degjuar nga gojedhenat se ne kete shpelle kishte jetuar nje memec ndaj ishin bere kurioze te ngjiteshin per ta pare me nga afer. Pasi kane kaluar me veshtiresi shkallet e ndertuara por shume te ngushta dhe te pjerreta femijet kane arritur ne afersi te kishes qe ndodhet ne masivin shkembor qindra vjet me pare. Me veshtiresi ata i jane afruar shpelles pasi vendi ishte jo vetem shkembor por edhe plot me ferra e shkurre qe nuk lejonte depertimin e tyre. Vetem kur kane arritur ne lartesi femijet jane befasuar nga thepisja e terrenit. Tre nga te miturit me iniciale S. M. 10 vjec L.P. 11 vjec dhe T.V. 9 vjec treguan dje tmerrin qe kane perjetuar per me shume se dy ore. Ne momentin qe arritem tek shpella e memecit jemi befasuar nga shkembi sepse ishte shume i thepisur. U trembem pasi teksa ngjiteshim nuk pame poshte. Por kur u ngjitem dhe pame se ku ndodheshim u tmerruam. Tentuam te ktheheshim por kur po shikonim poshte na kapi paniku. Shihnim lumin qe ishte rreth 200 metra poshte nesh u shprehen femijet te cilet ende nuk e kishin marre veten nga tmerri qe kaluan. Sipas tyre ata u kapen perdore per te ndihmuar njeri-tjetrin por as kjo nuk funksionoi. Qendruan per me shume se dy ore ne maje te shkembit gjersa disa kalimtare degjuan thirrjet e tyre per ndihme. Na ndihmuan ata dhe na zbriten. Ne rrezikuam jeten pasi nuk zbrisnim dot te vetem u shprehen me tej femijet teksa treguan aventuren qe nuk kane per ta harruar lehte.