E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmeni i arrestuar u grabit ne Argjentine

Njeri prej biznesmeneve te arrestuar Eduard Pelushi eshte administrator dhe aksioner i vetem i firmes Pesjaka me qender ne rrugen Arkitekt Kasemi pallati 54 Shk.1 Ap.1 ne Tirane. Kjo firme e cila ka si objekt tregti me shumice e pakice te artikujve te ndryshem ushqimore industriale import-eksport te tyre produkte mishi fruta-perime veshmbathje parfumeri kozmetike bar-bufe restorant dhe hotel eshte regjistruar si biznes me 20 janar 2009 me numer Nipt K91320006R. Biznesmeni Pelushi importonte mallra kryesisht nga vendet latine. Ne vitin 2007 teksa po firmoste nje marreveshje me disa biznesmene argjentinas qe kishin ne pronesi nje kantine vere ne San Lorenzo te Argjentines u sulmua dhe u grabit nga 3 persona. Ngjarja ndodhi ne momentin kur ai po kthehej ne hotelin Santa Fe ku ai ishte akomoduar prej disa ditesh. Gjate grabitjes Pelushi mbeti edhe i plagosur pasi u godit me tyten e pistoletes nga grabitesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›