E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hervin uli zbret nje alien ne Durres

/ /

Po marrim nje te drejte legjitime te dhene qysh ne krye te heres kur njeriu populloi kete planet. Udhetimi i nje alieni pa vize nje komedi e shkruar nga Bashkim Hoxha dhe me regji te Hervin ulit percon pikerisht kete mesazh. Teksa po i japin doren e fundit pergatitjeve dhe me ankth presin perballjen me publikun regjisori uli zbulon disa elemente te shfaqjes e cila do te kete premieren neser ne mbremje ne teatrin Aleksander Moisiu ne Durres. Kjo eshte nje pjese teresisht aktuale e cila ne nje kohe kur flitet aq shume per levizjen e lire tregon se sa shume duhet te rropatet nje shqiptar i shkrete per te marre nje cope vize tregon uli. E kete autori e ben ne nje menyre komike. Absurditetin e ketyre dasive na e jep permes syrit te nje alieni. Nje shkencetar me pamjen e Ainshtainit ne nje institut amerikan lidhet me nje alien te cilin e fton te zbrese ne toke. Alieni nuk zbret ne institutin amerikan por gabimisht bie ne shtepine e nje fshatari shqiptar me potere e qeleshe. Aty ai ndeshet me absurditetin me te madh qe i kishin zene ndonjehere syte. Teksa shikon fshatarin e shkrete qe perdor te tera menyrat e format per te marre nje vule ne pasaporten e tij teksa sheh se si ai eshte gati te ndryshoje edhe fe te falet si mysliman te beje kryq me doren e majte e te djathte si katolik ortodoks apo si ta kerkojne te medhenjte habitet. Ndersa ai vete ka mundesi te udhetoje ne te gjithe ate univers te shetise me anijen e vet kozmike nga nje planet ne tjetrin nga nje konstelacion ne tjetrin pa pasur nevojen e nje vize nje vule fletekalimi apo cfaredolloj gjeje qofte njerezit e kane te pamundur te udhetojne ne kete planet kaq te vogel Si perfundim ai largohet nga Toka teresisht i pakenaqur me nje pikepyetje te madhe ne koke mbi kufijte flamujt vizat... keto konvencione qe vete njerezit i kane vene perkunder asaj cka Zoti e ka krijuar te lire e te pakufi. Mesazhi qe percjell komedia eshte teresisht politik dhe regjisori uli e pranon hapur kete gje. Nder te tjera kjo veper trajton edhe ceshtjen e inferioritetit qe karakterizon shqiptaret te cileve ne keto momente kur flitet per heqjen e vizave u duket sikur coc po i japin. Ne nje kohe qe kjo eshte e drejta e tyre legjitime dhe nuk eshte e nevojshme qe tia dime askujt per nder thote regjisori.
Realizimi
Hervin uli eshte nga ata regjisore qe tenton ti provoje te gjitha dhe ia del. Kalon nga klasiket e medhenj tek autoret vendas dhe i punon te gjithe me te njejtin pasion. ka e dallon menjehere doren e ulit eshte puna e palodhur me detajin. Udhetimi pa vize i nje alieni vazhdon ne kete hulli. Madje ai pa dashur ti zbuloje te gjitha thote se kjo veper thellohet edhe me tej ne etydin skenik. Ka shume elemente te etydit. Nuk eshte vetem fjala ajo qe jep mesazhet por edhe skenografia kostumografia realizuar nga Albana Rexha apo edhe grimi i aktoreve qe eshte nje pjese shume e rendesishme e vepres dhe eshte realizuar nga Brikena Barolli. Vepra shoqerohet edhe me disa imazhe filmike qe i perkasin periudhes se diktatures per te treguar qe ka ndryshuar vetem sistemi imazhet por mentaliteti ka mbetur po ai. Gjithashtu shoqerohet nga kenga Imagine e John Lenonit dhe nje interviste e censuruar e tij dhene ne Amerike ku ai flet per nje vend qe quhej Njutopia Newutopia. Ai enderronte dhe predikonte nje bote pa kufij pa flamuj ku te gjithe njerezit te jene te barabarte.
Bashkepunimi
Nuk eshte hera e pare qe dramaturgu Bashkim Hoxha dhe regjisori Hervin uli bashkepunojne se bashku. Pas komedise Ne te gjithe kendonim Margariten Hoxha-uli vijne me nje tjeter bashkepunim per nje teme reale. Duket se mendimet e tyre rrjedhin ne te njejten hulli dhe ky eshte edhe celesi i suksesit. Disa muaj me pare komedia Udhetimi pa vize i nje alieni eshte shfaqur vetem nje nate me rastin e dekorimit te dramaturgut Bashkim Hoxha Mjeshter i Madh nga Presidenti i Republikes Bamir Topi i cili ishte i pranishem ne shfaqje.
Sa i perket aktoreve vec dy aktoreve me pervoje si Fatos Sela dhe Sanije Hoti uli ka perzgjedhur nje grup artistesh te rinj me te ardhme me nje pjese te te cileve ai ka punuar ne komedine Zonja e bujtines. shte ne metoden e punes se regjisorit te perzieje pervoja dhe te promovoje te rinjte duke mos i qendruar strikt idese qe vetem nje grup i caktuar aktoresh shesin. Shfaqja

Vepra Udhetimi pa vize i nje alieni

Autori Bashkim Hoxha

Regjisori Hervin uli

Interpretojne Fatos Sela Sanije Hoti Genti Decka Arben Spahia Alban Musa Lorenc Kaja Adelina Muca

Skenografia dhe kostumografia Albana Rexha

Grimi Brikena Barolli

Premiera E premte e shtune e diele ora 19.00

Kohezgjatja 90 minuta

Vendi Teatri Aleksander Moisiu Durres

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›