Kurimi i semundjeve te renda

Shqiptarët tashmë do të mund t’u paraprijnë sëmundjeve kancoregjene, sëmundjeve të trurit, të zemrës, diabetit, sëmundjeve të gjakut e të tjera, duke ruajtur qeliza dhe inde të kordonit umbilikal, e njohur në gjuhën popullore si kërthiza e bebes së sapolindur.
“Jemi krenarë që presim këtë projekt. Qelizat staminale janë baza e organizmit njerëzor. Procedura është shumë e thjeshtë, pasi lind fëmija nga kordoni umbilikal merren qelizat”, ka deklaruar gjinekologu Vasil Angjeli.
Sipas statistikave, në 20 vitet e fundit janë kryer më shumë se 20 mijë transplante me gjakun e kordonin umbilikal në të gjithë botën për trajtimin e tumoreve të gjakut, crregullimeve metabolike, etj.
Në spitalin “Hygeia”, në Tiranë do të zhvillohet të shtunën një konferencë me praninë e mjekëve gjinekologë më të njohur grekë e shqiptarë, të cilët do të diskutojnë mbi procedurën e mbledhjes dhe ruajtjes së qelizave staminale.
Spitali grek bashkëpunon me një nga bankat e ruajtjes së këtyre qelizave në Europë. Për herë të parë një mundësi e tillë u jepet edhe nënave shqiptare, të cilat duhet të vendosin kur sjellin beben në jetë nëse do të ruajnë qeliza nga kërthiza e bebes.
Këto qeliza ruhen si fillim 20 vjet, por është në dorën e prindërve të vendosin nëse do t’i ruajnë më gjatë qelizat staminale.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga shendetesia Rreziku i paracetamolit
Të marrësh doza të larta paracetamoli është shumë e rrezikshme dhe mund të çojë deri në vdekje. Korcë, mbetjet spitalore do asgjesohen
Përpunimi dhe asgjësimi i mbetjeve spitalore në Korcë tashmë nuk do të kryhet më në ambient të hapur. Do të dobësohesh? Përtypu me ngadalë
Fjalët e urta popullore shpesh herë na acarojnë. Kur mamaja na thoshte të përtypeshim me ngadalë për të ndihmuar tretjen, të paktën 20 herë për cdo kafshatë, nuk po na detyronte të bënim një ushtrim të kotë, por po na ndihmonte të mbanim nën kontroll peshën.
Antibiotikët, Vasili: Vetëm me recetë
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në skemën e mjekimit për sëmundje të ndryshme infektive apo virale, janë rikthyer medikamente që 10 vjet më parë ishin hequr nga lista për shkak të rezistencës ndaj tyre. Shqiptarët, mjekët e vetvetes
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u ben thirrje qytetarëve të mos përdorin antibiotikët, kur ato nuk këshillohen nga mjeku i familjes, shoqëruar me recetën përkatëse.
Lajmet kryesore
Kuvend, vijojnë debatet për buxhetin
Berisha e mbron, Ruci e kundërshton
Kuvend, replika Blushi-Berisha
Bruksel, Rama takon Papandreun
"Veriu", akuza qeverisë së Thacit
Dokument rajonal për lumin Drin