E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuronovski, “tersi” i Tiranës me TeutënÇuditërisht, ishte ish-portieri i Vardarit e Rabotniçkit në kampionatin maqedonas, ai që mbrojti portën e 23-herë kampionëve në humbjen me Teutën (1-2), por i pafajshëm në dy kryeveprat e Emiljano Vilës.

Pa portierin më përvojë 21-vjeçare Blendi Nallbani (të pezulluar, 26 ndeshje këtë sezon), Tirana do të përballet në javën e 29-të me Teutën, ndaj së cilës humbi në fazën e dytë në kryeqytet (1-2), teksa kishte fituar në fazën e parë në Shijak (1-0, gol i Memellit). Takimi do të gjykohet nga ndërkombëtari Sokol Jareci.

Në portë për kryesuesen e kampionatit (55 pikë) do të luajë maqedonasi Pece Kuronovski (2 ndeshje). Çuditërisht, ishte ish-portieri i Vardarit e Rabotniçkit në kampionatin maqedonas, ai që mbrojti portën e 23-herë kampionëve në humbjen me Teutën (1-2), por i pafajshëm në dy kryeveprat e Emiljano Vilës.

Teuta nga ana e saj, pasi i bëri “dhuratën” kryeqytetasve, duke mundur rivalin e tyre direkt për titull Vllazninë (1-0), do të jetë pa sulmuesin Vangjel Mile, por strategu Sulejman Starova beson shumë te agresiviteti i Emiljano Vilës (11 gola këtë sezon deri tani) e ish-lojtarit të Tiranës, Vilfor Hysa (6 gola).

Teuta nuk humbet prej tri ndeshjesh, madje edhe në ballafaqimin e fundit të durrsakëve në kryeqytet fitoi me Dinamon (1-2).

“Ne e dimë që Tirana është një skuadër shumë e mirë, me shumë shpenzime, e ndërtuar për të fituar titullin kampion dhe që ka lojtarë të dubluar në çdo repart. Por, edhe ne nuk trembemi”, - tha Starova, i cili është shndërruar në tmerrin e ekipeve të mëdha, pasi ka mundur të fitojë me të katër ekipet e renditura të parat në këtë sezon, Tiranën, Vllazninë, Dinamon e Shkumbini.

E Premte, 24 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›