E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerets: “Lorik Cana, nje kapiten i madh”Trajneri i Olimpikut të Marsejës: "Ai nuk është një kapiten çfarëdo. Është krahu im i djathtë në fushë. E kaluara e ka treguar këtë”

Trajneri i Olimpikut të Marsejës, belgu Erik Gerets e konsideroi të rëndë dënimin e Lorik Canës, me pezullimin e një ndeshje nga Disiplina e Ligës I franceze. “Unë mendoj se kjo përbën një skandal të vogël, - tha Gerets, për faqen football365.fr.

"E kam riparë 25 herë atë që ndodhi, unë nuk dua të them asgjë kundër arbitrit, por ishte një situatë kur njëri thoshte se topi ishte për Marsejën, tjetri thoshte që ishte për ekipin kundështar. Loriku mbrojti topin, nuk pati asnjë goditje, të vjen pak keq për këtë pezullim. Do të na mungojë. Ai nuk është një kapiten çfarëdo. Është krahu im i djathtë në fushë. E kaluara e ka treguar këtë”.

Kundër Lilës, Lorik Cana (23 ndeshje këtë sezon, 3 gola) nuk do të jetë  në dispozicion të Marsejës, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në takimin kundër Lorient (2-1).

Gjithsesi, kapiteni shqiptar i kryesuesve të kampionatit francez bëri parashikimet e tij në lidhje me fundin e sezonit dhe mundësitë e skuadrës së tij për t’u shpallur kampion pas 17 vitesh: “Do të bëjmë ç’është e mundur për të ruajtur vendin tonë të parë, edhe pse ndjejmë nga afër presionin e kundërshtarëve. Do ta konsideroja pozitive frymën në ekip. Kemi disa merake fizike, të cilat nuk na lejojnë t’i kemi në dispozicion të gjithë elementët. Janë akoma dhe gjashtë ndeshje dhe kampionati do të jetë shumë i shtrënguar deri në fund”, - tha Cana gjatë një interviste për faqen zyrtare të Olimpikut të Marsejës.

E Premte, 24 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›