E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet me tre plumba 22-vjecari

Tirane- Ekzekutohet me arme zjarri ne kryeqytet nje 22 vjecar nga Berati. Alfred Gjata ka shkuar i plagosur mbreme rreth ores 22:00 ne spitalin nr. 2 te Tiranes, ndersa ka vdekur pak minuta me pas si pasoje e plageve te renda ne kraharor. Bluzat e bardha njoftuan menjehere drejtorine e policise dhe me pas komisariatin. Uniforma te shumta policie mberriten ne QSUT dhe nisen hetimet paraprake. Mjeket i thane policise se i riu nuk shoqerohej nga ndonje person tjeter dhe se kishte ndihmuar vetveten deri ne mberritjen ne spital. Tre plaget e konstatuara ne kraharor kane qene te shkaktuara nga nje arme zjarri tip pistolete. Por agjentet kane pasur informacione jo te plota per ngjarjen, rrethanat, autoret dhe vendin e sakte te ekzekutimit. Dyshohet se shkak i vrasjes te jete bere nje zenke banale mes nje grupi te rinjsh shume prane zones se Qendres Spitalore "Nene Tereza". Policia ka kryer kontrolle ne kete lagje per te bere te mundur zbulimin e vendit ku eshte qelluar per vdekje 22 vjecari Gjata. Burime policore thane per gazeten "KJ" se hetimet veshtiresohen nga mungesa e deshmitareve dhe te dhenave per autoret, pasi njeriu qe mund te zbardhte ngjarjen ka nderruar jete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›