Kurrë më në gjykime gjenocidi
Rrallë ndodh që dikush lexon ndonjë lajm kaq shpresëdhënës: në fund të muajit qershor, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY) e ka shfajësuar ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, për gjenocid. Kjo mund të tingëllojë si një gjë e keqe: Karaxhiqi, i cili dikur i kishte kërcënuar myslimanët e Bosnjës se lufta do t’i shpinte ata në rrugën drejt ferrit, sigurisht se meriton të ndëshkohet për veprat nga të cilat sapo e shfajësova – vrasje, rrethim dhe masakrim përtej çdo kufiri. Por për gjenocid? Më mirë jo.Në të vërtetë, do ta kishim shumë më mirë punën sikur të hiqnim qafe gjenocidin fare si një krim. Koncepti ligjor i gjenocidit është aq jokoherent, aq dëmtues, saqë do të ishte më mirë të mos e kishim shpikur kurrë. Shfajësimi i Karaxhiqit – pikërisht për shkak se ai është ende duke u gjykuar për pikë të tjera që ndërlidhen me krimet e njëjta – është një mundësi për të ecur përpara drejt synimit të ndjeshëm të pensionimit të gjenocidit. Nuk ka ndodhur kurrfarë shfajësimi. Tribunali i Hagës vendosi se, pas dy vjetësh gjykim, Prokuroria nuk ka prezantuar dëshmi të mjaftueshme në mënyrë që ndonjë gjykatës ta shpallte Karaxhiçin fajtor për gjenocid gjatë luftës në Bosnjë (ai përballet edhe me një gjykim të ndarë për masakrën e korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë dhe Prokuroria apelon për shfajësim). Gjykata ishte e qëndrueshme: me vetëm edhe pak gjykime të mbetura, ajo nuk ka paraqitur dëshmi bindëse për gjenocid tjetër, përveç atij në Srebrenicë. Akuza më e gjerë ishte gjithnjë e rrezikshme, mirëpo ,për shumë mbrojtës të kauzës, është një bazë besimi se gjenocidi ka ndodhur kudo në Bosnjë. Megjithatë, problemi me gjenocidin nuk paraqet një gjykim të kufizuar, por atë se vetë krimi është dyfish i pandreqshëm: është i mangët në definicion dhe shqetësues me ndikimet e veta morale dhe politike.
Gjenocidi kërkon një “synim special”. Gjenocidkryerësi duhet të synojë dhe të kryejë një krim të caktuar e edhe të shkatërrojë grupin e viktimave. Me ligjet e brendshme, motivi prapa një krimi është zakonisht i parëndësishëm – dhe kjo për një arsye të mirë. Njerëzit kanë arsye komplekse për të vepruar ilegalisht. Lufta – një ndërmarrje kolektive, në të cilën vrasja e armiqve mund të jetë legale – e rrit këtë kompleksitet. Tentativa për ta dëshmuar synimin gjenocidal ka zhytur prokurorët në telashin e interpretimit – si ligjërimi i mësimeve për historinë e Serbisë së madhe – që paraqet shpërputhje nga baza e ligjshme e gjykimeve dhe inkurajon politizimin e gjykimit, ndërsa të pandehurit “i rrëmbejnë” seancat gjyqësore për komentet e tyre justifikuese. Mirëpo alternativa – zbutja e standardeve dëshmuese – do të minojë vlerat si ligjshmëria dhe dyshimi i arsyeshëm, të cilat janë esenciale për një gjykim të drejtë. Kërkesat e rrepta të gjenocidit nënkuptojnë se është – dhe do të duhej të ishte – vështirë të dënohet një i akuzuar. Kjo gjë është në pajtueshmëri me intuitën tonë se gjenocidi është unik. Mirëpo, derisa garantimi i një statusi suprem “krimit të krimeve” mund të duket moralisht joshës, efekti gravitacional i gjenocidit e shtrembëron të drejtën ndërkombëtare dhe politikat. Gjenocidi i bën krimet e tjera më pak të rëndësishme. Kur Goran Jelishiq – një gardian burgu në Bosnjë, që ia vuri vetes nofkën “Adolfi serb” – u shfajësua nga gjenocidi në vitin 1999, të gjithë mund të kenë konstatuar bazuar në reagimin ngrirës të prokurorisë se Jelishiqi thjesht tani është i lirë. Në të vërtetë, ai i pranoi 31 akuzat e tjera që kishin të bënin me vepra të njëjta dhe u dënua me 40 vjet burgim. Njësoj kështu, reagimet për vendimin e Karaxhiqit tregojnë se sa të ndezur janë gjakrat. Disa thonë se shfajësimi i tij i mohon vuajtjet e viktimave të tij – sikur vetëm gjenocidi është i rëndësishëm. Mirëpo kjo ndodh vetëm për shkak se njohja e vuajtjeve është identifikuar aq gramatikisht me një krim, saqë çdo gjë tjetër duket si jo shumë adekuate. Ky problem shtrihet bukur përtej Bosnjës. Të pyesësh “A ishte gjenocid?” kontribuon pak në sqarimin e asaj që u është bërë disa armenëve nga disa otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore. Sot, turqit e gatshëm të diskutojnë apo edhe të kërkojnë falje për masakrën refuzojnë ta pranojnë “krimin suprem”, mirëpo armenët nuk mund të pranojnë asgjë më pak. Çdo grup, vuajtja e të cilit nuk emërtohet “gjenocid”, ndien sikur është viktimë e klasës së dytë. Kjo gjë është moralisht e gabuar. Nuk është më e gabuar të vrasësh njerëz për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare sesa t’i vrasës ata për shkak të besimeve të tyre politike, gjinisë, apo për kënaqësinë e të shikuarit të tyre duke vdekur. Për më tepër, kjo është pikërisht ajo që i ngre presupozimet e gjenocidit.
Çmimi politik është i lartë. Statusi i gjenocidit e lehtëson presionin për të intervenuar në kriza që janë “vetëm vrastare”. Megjithëse edhe përcaktimi tejet liberal i gjenocidit shumë shpejt ia ul vlerat këtij krimi, duke i ngatërruar përpjekjet për t’iu përgjigjur çrrënjosjeve të vazhdueshme në debatet rreth natyrës së tyre të saktë ligjore. Përkundër këtyre probleme, persekutimi i gjenocidit mund të jetë i vlefshëm sikur kjo të ishte mënyra e vetme për të mbajtur përgjegjës për krimet e bëra vrasësit masivë. Por nuk është. Të varrosura nën titujt e shfajësimit të Karaxhiqit janë këto akuza të tjera: ai do të gjykohet për të njëjtat vepra, por të klasifikuara si krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Në rast se prokuroria prodhon mjaft dëshmi, Karaxhiq do të dënohet për të njëjtin bombardim dhe sulme me snajperë, për të njëjtat vrasje dhe përdhunime. E gjitha që do të humbet është mundësia për t’i cilësuar këto krime “gjenocid”. Kjo është arsyeja e vërtetë për ta shfuqizuar “krimin e krimeve”: teprimeve të saj. Nuk ekziston asnjë akt gjenocidi që nuk është po ashtu edhe një tjetër lloj krimi. Gjenocidi është një krim i karakterizimit, më shumë se sa i interpretimit. Në vend se t’u bëjmë analiza gramatikore motiveve të vrasësve, më mirë të afirmojmë vlerat tona duke mohuar çdo lloj arsyeje që mund të justifikonte aktet e tilla. Gjenocidi është një mënyrë shoqërisht domethënëse për të përshkruar një specie të asgjësimit; është kjo kategoria ligjore që do të duhej ta merrnim në pyetje. Na duhen krime ndërkombëtare që në mënyrën më minimale karakterizohen – analoge praktike e krimeve të brendshme – vorbullën e interpretimeve të mundshme. Në gjyq ne nuk e dimë se pse njerëzit vrasin, ashtu që ti dënojmë ata për një gjë të tillë.
Prandaj, na lejoni t’i japim fundit gjenocidit ashtu siç aktualisht e njohim – duke i ndalur gjenocidet, dhe e braktisim krimin e gjenocidit. Le t’i quajmë të këqijat e krimeve përbërëse me emrat e tyre të lashtë. Kjo do të duhej të vlente edhe për Karaxhiqin, kur dita e verdiktit të vijë: fundi i fundit ai është ende duke u gjykuar dhe ne ende mund t’ua vëmë emrin krimeve të tij.
Timothy William Waters, partner në institutin “Max Planck” në Heidelberg. Marrë nga “Project Syndicate”