E Martë, 3 Nëntor 2026

Kurset e instrumentave muzikore, kursi i kitarës ndër të preferuarit e fëmijëve

Kitara është e lidhur ngushtë me qytetin e Korçës, që njihet edhe si qyteti i serenatave. Kjo është edhe një nga arsyet pse kursi i kitarës pranë qytezës së fëmijëve është ndër më të preferuarit. Fëmijë të moshave të ndryshme kanë zgjedhur këtë instrument muzikor për tingujt e bukur që krijon, por edhe për traditën që ka qyteti juglindor.

Në këtë kurs ka shumë fëmijë të talentuar por sigurisht që ka edhe nga ata që e kanë zgjedhur këtë instrument, për të kaluar kohën e tyre të lirë.

Për prindërit ky është një ndër investimet më të mira në qytetin e Korçës dedikuar fëmijëve, duke u dhënë mundësi të kalojnë kohë cilësore dhe të zhvillojnë talentet e tyre.

Qyteza e fëmijëve në Korçë është e para dhe e vetmja qendër e përmasave të tilla në të gjithë rajonin që ka një mision social, edukues dhe argëtues për fëmijët dhe të rinjtë nga mosha 3 deri në 14 vjeç.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›